Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij të mitur si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë. 31-vjeçari me iniciale K.L. dyshohet se ka detyruar mbesën 14-vjeçare të konsumonte lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Por nuk është ndalur me kaq. Pas ngacmimit seksual të mbesës, ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. 31-vjeçari akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual, prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe nxitje për përdorim droge. Më herët ai ka qenë i dënuar për vjedhje. /tvklan.al