Tentojnë t’i ikin policisë duke shpërthyer derën

Duket si një skenë filmi ngjarja që ka ndodhur paraditen e së martës në Pogradec. Këta emigrantë të paligjshëm, të cilët ia kishin dalë t’i shpëtonin edhe kontrollit nga autoritetet greke, tentuan t’i iknin edhe policisë shqiptare, menjëherë sapo fugoni u ndalua.

Policia e bllokoi furgonin në rrugën Rinia, por efektivët nuk mundën t’i mbanin klandestinët mbyllur në mjet, pasi ata e shkallmuan derën kur panë që drejtuesi i mjetit kishte ikur.

Arratia zgjati pak minuta, pasi uniformat blu arritën të kapin 15 prej emigrantëve. Mendohet se në furgon ishin të paktën 20 të tillë.

Burime nga policia lokale konfirmojnë se refugjatët janë gjetur nga patrullat të shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit.

Është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij së bashku me rrjetin e trafikut të klandestinëve ku dyshohet se ai bën pjesë.

Tv Klan