25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët. Vullkani që gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, ka nxjerr gurë, tym të zi dhe hi drejt qiellit.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se llava ka goditur fshatin El Rodeo duke shkatërruar shtëpi dhe djegur personat që kanë qenë brenda tyre.

Si shkak i hirit dhe tymit të zi është mbyllur aeroporti, La Aurora në kryqytet. Presidenti i këtij vendi, Jimmy Morales, ka thënë se ekipet e urgjencës kombëtare janë angazhuar në këtë proces.

“Ne mendojmë se mund të ketë gjendje të shkatërrimit në të paktën tri zona”, ka thënë ai. Sipas ekspertëve lokalë, ky shpërthimi vullkani është më i madhi nga viti 1974. /

REL