Dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem për shoqrinë shqiptare, ndërsa shumica e “viktimave” janë femrat. Kështu në Libofshë të Fierit është ndaluar 55-vjeçari Koli Petushi, pasi është kallëzuar për dhunë fizike nga baskëshortja e tij 51-vjeçarja O.Petrushi. Sipas saj, dhuna ka qenë në mënyrë të përsëritur.

Në Durrës policia ka arrestuar 47-vjeçarin Skënder Dulaj. Ai sipas policisë së qytetit bregdetar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si edhe nuk ka zbatuar urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij, 40-vjeçares R.Dulaj. Ndërkohë fshatin Dushk të Lushnjës është arrestuar 51-vjeçari Rushit Gorani. Ai për motive të dobta ka dhunuar kunatin e tij 60-vjeçarin T.S. /

tvklan.al