Qyteti amerikan i Memphis u shndërrua në arenë përleshjesh mes policisë dhe pjesëtarëve të komunitetit afro-amerikan pas vrasjes nga forcat e rendit të një 20 vjeçari të arratisur nga burgu.

25 policë amerikanë morën plagë pas këtyre përleshjeve të ashpra që trazirave që shpërthyen në Memfis.

Qindra pjesëtarë të komunitetit afro-amerikan u përleshën me policinë, pas vrasjes nga forcat e rendit të një 20-vjeçari. Brandon Ueber, i arratisur nga burgu, u qëllua para shtëpisë së tij teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë që kishte shkuar për t’a arrestuar.

Familjarët thanë se përdorimi i armëve ishte i panevojshëm nga forcat e rendit, pasi 20-vjeçari ishte i paarmatosur dhe nuk përbënte rrezik. Ata akuzuan policinë për racizëm si në shumë raste të vrasjeve të pjesëtarëve të komunitetit afro-amerikan. Por drejtuesit e policisë lokale thanë se Ueber nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve për të ndaluar dhe ishte hedhur në njërën nga makinat e policisë në përpjekje për t’u arratisur.

Tv Klan