Një 47-vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë të enjten pasi goditi me grusht trajnerin e Tirana U 17, Migen Memelli.

Sipas një njoftimi për shtyp të Piolicisë, Abdyl Çeku, rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qytetin e Nxënësve, është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin Memelli për shkak se nuk e ka përfshirë në lojë djalin e tij.

Çeku tashmë do të përballet në gjykatë me akuzën “kanosje për shkak të detyrës”./tvklan.al