Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fondacionin austriak Hilsuert, çel veprimtarinë për Vitin e Ri me shpërndarje dhuratash për fëmijët e punonjësve të rendit që kanë dhënë jetën për vendosjen e tij, si dhe të punonjësve që ndihmuan në përballimin e krizës kosovare.

1800 pako sot shkojnë në duart e këtyre fëmijëve. Ka fëmijë të prindërve që kanë dhënë jetën në punë, ka fëmijë prindërit e të cilëve punuan intesivisht për përballimin e situatës të krijuar nga lufta, por edhe fëmijë të atyre prindërve që përpiqen çdo ditë për ti dhënë një jetë dhe veprimtari normale qytetit të Tiranës. Ndaj sot urimi i vetëm është: suksese në mesime dhe një vit i mbarë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti