Konsumimi i dietave mesdhetare të pasura me arrorë dhe peshk ndihmon në parandalimin e depresionit.
Kë është zbulimi i bërë nga një studim i shkencëtarëve në University College London (UCL) në Britaninë e Madhe.
Sipas shkencëtarëve, dieta e pasur me fruta, perime, arrorë, ushqime të tjera me bazë bimët dhe peshk, një dietë tipike për banorët e shteteve mesdhetare – mund të ulë rrezikun e prekjes nga depresioni.
Studiuesit, të cilët punuan me partnerë në Spanjë dhe Australi, e publikuan raportin e tyre në revistën “Molecular Psychiatry” duke bërë një lidhje mes humorit të njerëzve dhe ushqimit që ata konsumojnë.
“
Ka prova bindëse që tregojnë se ka një lidhje mes cilësisë së dietës dhe shëndetit mendor
”, tha Dr. Camille Lassale, udhëheqëse e studimit./tvklan.al