Rrezikon të mbytet një pjesë e mirë e Tiranës nga shembja e digës së liqenit artificial. Liqeni dhe diga e tij është ngritur që në vitet ’60 me kontribut vullnetar por që në ditët e sotme nuk gjendet asnjë projekt fillestar që mund të ndërhyjë për zhbllokimin e shkarkuesve të cilët janë jashtë përdorimit, njëkohësisht për të mos ndodhur dhe pëmbytja e madhe.

Tre vjet më parë zona e shëtitjes nga liqeni të kryeqytetasve dhe sidomos ana e poshtme e liqenit, ka patur një rrëshqitje të madhe që mund të krijonte atë që pritej. përveçse do të humbte shëtitorja, ne nuk do të kemi shumë lagje tirane.

Drejtori i Ndërmarrjes Haziz Marku, shpjegon:”Dua të thekoj se gjendja e shkarkuesve të digës është tepër e amortizuar. Diga sa vjen e rrëshqet“./tvklan.al