Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në Krujë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku në një parkim ka marrë flakë mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit S. H.
Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në Komisariat 6 persona, të cilët do të merren në pyetje.
Po ashtu autoritetet njoftojnë se janë sekuestruar pamjet filmike dhe janë kryer kontrolle në disa banesa.
Siç mësohet djegia e makinës është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe hetimet tashmë do të vijohen nga Prokuroria e Krujës./tvklan.al