Një zjarr masiv ka rënë sot në mesditë në një pikë të grumbullimit të skrapit. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sqaron se zjarri ka rënë orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L..

Sipas informacioneve të deritanishme ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve.

Ndërkohë një grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al