Skulptura prej druri në Slloveni, që paraqet Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka rënë pre e vandalizimit.

Jo vetëm kaq por një grup personash të paidentifikuar i kanë vendosur edhe zjarrin duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Brad Downey artisti amerikan që e ka realizuar këtë skulpturë është shprehur se statuja u bë për të nxitur dialog për situatën politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar statusin e Melania Trump si një emigrante e martuar me një President që çështjen e emigracionit e ka në plan të parë. 

Statuja përfaqësonte Melaninë të veshur me një pallto ngjyrë të kaltër, veshje të cilën e ajo e ka mbajtur kur kreu i Shtëpisë së Bardhë u betua si Presidenti i SHBA.

Fytyra e statujës ishte e gdhendur në mënyrë disi abstrakte aq sa në fillim nuk tregonte nëse kjo përfaqësonte vërtetë Melanian.

Në fund të muajt të kaluar, Presidenti amerikan vendosi të kërkojë burgimin me deri 10 vite të protestuesve që dhunojnë simbolet kombëtare. Vendimin e mori pasi protestuesit kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të statujave dhe monumenteve duke i konsideruar figurat që kanë përfaqësuar qytetet si racistë.

Klan Plus