Konventa e Vjenës mbron shërbimin diplomatik ndërsa bizneset ankohen për faturat

Kush blen një produkt duhet të paguajë për të, por ky rregull nuk vlen për një grup grup njerëzish që jetojnë në Zvicër, të huaj që punojnë në shërbimin diplomatik.

Sipas “Ch Media”, kjo kategori personash munden të mos paguajnë dhe të mos kenë frikë nga pasojat e këtij veprimi.

Shembujt e paraqitur janë nga më të ndryshmet, nga mos pagesa e detyrimeve për makinat me qera e deri tek gjobat e trafikut.

Sipas një hulumtimi të bërë, punonjësit e ambasadave të huaja kanë lënë pa paguar fatura me vlerë prej rreth 1.4 milion frangash. Ndërsa shumat e faturave individuale variojnë nga disa qindra franga në disa qindra mijë.

Por duket se Lonventa e Vjenës i mbron diplomatët e cila thotë se borxhet e përfaqësive të huaja dhe diplomatëve nuk mund të kërkohen përmes kërkesave për pagesë, zbatimit të borxhit dhe sekuestrimit.

Nga ana tjetër kreditorët privatë duhet të raportojnë drejtpërdrejt Ministrinë  e Jashtme të Zvicrës e cila më pas raporton në ambasadën përkatëse dhe u kërkon të paguajnë borxhet e pretenduara. Opsioni i vetëm është ushtrimi i padisë në gjykatë dhe kërkesa për heqjen e imunitetit. Kjo teorikisht është e mundur, por deri më tani duket se nuk është realizuar në praktikë.

Klan News