Kryebashkiaku i Tiranës, si dhe një ka figurat e njohura të Partisë Demokratike Albert Brojka, ditët e fundit ka mbajtur një qëndrim oponent me partinë e tij lidhur me shpalljen e qendrës së Tiranës monument kulture.

I ftuar në emisionin “Opinion” Brojka tha se nuk e ka kontestuar veprimin e shpalljes së qendrës së Tiranës monument kulture, por ka kontestuar kohën në të cilën është marrë ky vendim qeverie dhe mënyrën se si është bërë.

“Unë nuk e kam kontestuar veprimin e shpalljes së qendrës së Tiranës monument kulture, por kam kontestuar kohën në të cilën u mor ky vendim qeverie dhe mënyrën se si u bë. Nuk ka asgjë të keqe në shpalljen e qendrës monument kulture sepse kjo do të thotë që çfarëdolloj projekti duhet të ketë miratimin e institutit të kulturës dhe kjo është normale”, tha Brojka./tvklan.al