Ky është Hajri Neziri, 25-vjeçari nga Durrësi i cili mesditën e të mërkurës plagosi me thikë prindërit e tij, Destan e Hasie Neziri, 75 e 64 vjeç. Ngjarja ndodhi në Lagjen Nr. 17, kur i riu ishte duke ngrënë drekë me dy prindërit.

Nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak se nëna dhe babai nuk pranonin për nuse të dashurën e Hajriut, e cila jeton në Kamëz. Kjo situatë mësohet se ka shtyrë në debate të herë pas hershme 25-vjeçarin dhe prindërit e tij.

Pas krimit ai u largua drejt Tiranës, ku u prangos pranë Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë psikologjike.

Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore. Më kritikë sipas policisë është gjendja e nënës së autorit, Hasie Neziri, e cila qëndron në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, ndërsa babai mësohet se është jashtë rrezikut.

25-vjeçari është shoqëruar në Policinë e Durrësit për të dhënë sqarime mbi ngjarjen. Hetuesit pritet të marrin edhe dëshminë e vajzës për të sqaruar rrethanat e krimit.

Tv Klan