Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të trafikut të klandestinëve. Në një njoftim për mediat, autoritetet njoftojnë se është arrestuar një person që po transportonte 5 emigrantë.

Në pranga ka rënë S.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili kundrejt shumave të ndryshme parash tranportonte emigrantë dhe u premtonte kalimin e kufirit.

Ai është kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së./tvklan.al