Familja e një 24-vjeçari u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e trupit të djalit të tyre, i cili besohet se ka rënë në lumë duke u rrëzuar nga ura.

Alex Johnson nga Newcastle në Britani të Madhe u shpall i zhdukur të martën. Që prej asaj dite familjarët nuk kanë asnjë informacion për 24-vjeçarin. Familjarë dhe miq të Alex kanë kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që të dalin në kërkime nëse kanë mundësi. Motra e Alex, Ashleigh Marr thotë se çdo ditë do të kërkojë për vëllain e saj.

“Do të jem çdo ditë në lumë duke e kërkuar deri sa ta gjejmë. Nëse dikush ka kohë të lirë apo ndodhet në këtë zonë, të na bashkohet edhe sikur vetëm për gjysmë ore”

, ka thënë ajo.

Familja e 24-vjeçarit, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar me dëshpërim ndihmën e kujtdo që t’i bashkohet kërkimeve. Thirrja për ndihmë është shpërndarë gati 7 mijë herë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe policia vazhdon kërkimet për gjetjen e të riut, i cili mendohet se është rrëzuar nga ura.

/tvklan.al