Zbatimi me rigorozitet i masave anti-covid, mesa duket ka shumë rëndësi për Tom Cruise.

Aktori hollivudian, që është duke realizuar xhirimet për filmin e ri të “Mision i Pamundur” në Britani, ka kritikuar stafin me të cilin po punon.

Gjatë muajve të fundit, Cruise ka punuar intensivisht duke zbatuar rregullat anti-covid, të tilla siç janë distancimi fizik.

Por, pasi vuri re dy prej anëtarëve të stafit qëndronin në afërsi më pak se 2 metra distancë nga njëri-tjetri, aktori 58-vjeçar iu kthye atyre me tërbim.

Nëse shikoj që e bën përsëri, do të zhdukesh. Dhe nëse dikush nga stafi e shkel këtë, edhe ju do të zhdukeni. Mos e bëni përsëri”, iu drejtua Cruise atyre.

Stafi mbeti i habitur dhe i shokuar pas këtij reagimi të Tom Cruise. Mediat britanike raportojnë se 58-vjeçari kishte reaguar në këtë mënyrë pasi nuk dëshiron që t’i rrezikohen xhirimet gjatë pandemisë, me gjithë përpjekjet që ka bërë për të respektuar rregullat. /tvklan.al