Dodik takon Papa Françeskun në Vatikan

Dodik takon Papa Françeskun në Vatikan

20:40 26/04/2019

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, takoi Papa Françeskun të premten në Vatikan dhe tha se bashkëpunimi midis Bosnjës dhe Kishës Katolike duhet të vazhdojë.

“Biseduam për çështje të rëndësishme në Evropë dhe botë. Konstatuam se është shumë e rëndësishme ruajtja e stabilitetit dhe paqes

“, tha Dodik.

Me Dodik ishte edhe Presidenja e Republikës Sërpska të Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç.

Por, të enjten nga kabineti i anëtarit mysliman të Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, është thënë se vizita e Dodik në Vatikan nuk realizohet në emër të Presidencës së Bosnjës.

Bosnja është e ndarë në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska. Bosnja është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në këtë vend në vitet 1990.

Dodik, nacionalist serb, ka fituar vend në Presidencën trepalëshe në zgjedhjet e Tetorit të kaluar. Anëtari kroat i Presidencës është Zhelko Komshiç. /REL

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT