Katër të rinj të moshave 16, 17 dhe 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se janë autorë të djegies së 2 makinave.

Blutë e Korçës bëjnë të ditur se automjetet që u përkisnin dy personave të ndryshëm janë djegur rreth orës 02:00 të mëngjesit në lagjet nr. 4 dhe 14.

Sipas policisë shkak për zjarrvënien është bërë një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, mes të rinjve dhe dy pronarëve të automjeteve.

Televizioni Klan ka siguruar pamjet, ku siç edhe shihet 4 të rinjtë, pasi e spërkasin një prej makinave me lëndë djegëse i vendosin zjarrin, çka bën që e gjithë makina të shpërthejë në flakë.

Tv Klan