Batuta dhe humor në ekranin e Tv Klan

‘Në Kurthin e Piter Pan 4’ rrëmbeu sërish mbrëmjen e djeshme gjithë vëmendjen përmes pyetjeve plot kuriozitet dhe humor të fëmijëve.

E ftuara e parë e mbrëmjes ishte prezantuesja Dojna Mema e cila tregoi eksperiencën e saj në ekran, raportet me gjyshen 80-vjeçare që ka Instagram dhe disa detaje mbi lidhjen e saj dashurore me artistin Vlashent Sata.

I ftuari i dytë ishte virtuozi Olen Cezari i cili erdhi nga skenat botërore në atë të Piter Pan me copëza kujtimesh nga fëmijëria dhe adoleshenca e lidhur pazgjidhshmërisht me violinën dhe miqësinë me tenorin Lucio Dala.

Produksioni i Piter Pan, me dyshen Vera Grabocka-AlketaVejsiu dhe skenaristen Ilda Lumani bën një zgjedhje të zgjuar këtë të hënë duke sfiduar vëmendjen e zgjedhjeve përballë çiltërsisë së fëmijëve, duke regjistruar një audicencë rekord.

Tv Klan