Pas shumë betejash ligjore mes produksionit dhe familjes së Michael Jackson, publikohen pamjet e para të dokumentarit rreth abuzimeve seksuale të “Mbretit të Popit”.

James Safechuck dhe Wade Robson, të dy pretendojnë se ishin viktima seksuale të Michael Jackson, kur ishin 10 dhe 7 vjeç. Ata rrëfejnë në detaje çastet brenda rezidencës përrallore të “Mbretit të Popit”, e njohur si “Toka e askujt” dhe se si Jackson abuzonte përnatë me ta.

“Dua të them të vërtetën me zë të lartë, po aq sa më është dashur të bërtas për gënjeshtrën”

, thotë një prej djemve të abuzuar.

Pas një procesi 6-mujor rreth abuzimeve seksuale në vitin 1997, Michael Jackson u shpall i pafajshëm. Pak ditë më parë, në media u publika një intervistë e rrallë e tij përballë drejtësisë, ku “Mbreti i Popit” refuzonte akuzat për abuzime seksuale.

Tv Klan