“Doshi, engjëll para Saliut, Ilirit dhe Monikës”. Si e komenton Rama tweet-in e Kim



“Doshi, engjëll para Saliut, Ilirit dhe Monikës”. Si e komenton Rama tweet-in e Kim

22:25 25/03/2021

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirrje dy ditë më parë forcave politike që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.  Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama, në studion e Opinion e hodhi poshtë një gjë të tillë. Rama tha se ai nuk ka asnjë dallim me ambasadoren kur vjen puna tek Doshi, ndërsa theksoi se ka target më të gjerë se ky i fundit, siç janë Berisha, Meta e Kryemadhi, para të cilëve sipas Ramës Doshi është engjëll.

“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga, është e njëjta përgjigje që kam edhe unë natyrisht, sepse është drejtor i komunikimit për llogarinë time dhe tonën. Së pari vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Së dyti ne nuk kemi asnjë dallim këtu me ambasadoren. Dhe së treti unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se individi për të cilin po flasim. Ne duhet të merremi me Saliun, para të cilit Doshi është engjëll, me Ilirin para të cilit Doshi është engjëll, me Monikën, para të cilës Doshi është engjëll. Sa i përket Tom Doshit unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA.

Në raport me ta, është engjëll ky. Pra nëse Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës nuk kam asnjë arsye ta ve në dyshim përcaktimin e tyre, absolutisht, dhe për këtë arsye as nuk jemi dhe as do jemi aleatë. Por nëse për Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA. Unë e kuptoj shumë mirë përse nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Berishën, Metën dhe Monikën…”/tvklan.al







Të ngjashme