Veliaj: Standard të njëjtë arsimor nga qendra në periferi

Shume shpejt Kodër Kamza do të ketë dy shkolla të reja, pjesë e një kampusi të ri për arsimin parauniversitar në vend. Njëlloj me standardin e shkollave të reja që po ndërtohen kudo në Tiranë, shkollat “Nënë Tereza” dhe “Kennedy” do të ofrojnë 3 ciklet, parashkollorin, 9-vjeçaren dhe gjimnazin me një infrastrukturë moderne, sipas projektit që mban firmën e arkitektit më famë botërore, Stefano Boeri.

“Kemi hyrë në fazën e fundit të këtij kompleksi shkollor. Dikush mund të lindë në Kodër Kamëz dhe nga mosha 3-4 vjeç kur fillon parashkollorin, vazhdon 9-vjeçaren, gjimnazin, nëse do edhe universitetin, apo edhe pas universitarin, mund të vazhdojë të jetë këtu deri në 23, apo 24 vjeç. Brenda këtij viti ne do të përgatitemi për hapjen e këtij kampusi, kampusi ndoshta më i madh shkollor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, por edhe më i bukur”.

Veliaj siguroi se Bashkia kujdeset për një start të barabartë për çdo fëmijë. 

“Parimi ynë ka qenë që një fëmijë në Kodër Kamëz do duhet të ketë të njëjtin shans si në Kombinat, si në Kinostudio apo në bllok. Detyra jonë si Bashki është që t’u ofrojmë të gjithëve një shans të barabartë për t’ia nisur.

Duke qenë se ndodhemi në periudhë regjistrimesh në shkolla, Veliaj apeloi qe  prindërit, që të mos synojnë institucionet larg vendbanimeve të tyre.

Tv Klan