Tre persona janë kapur të fshehur në një kamion për të kaluar ilegalisht nga Porti i Durrësit drejt Italisë.

Policia thotë se tre të rinjtë, A.Z. 23 vjeç, M.Gj. 27 vjeç dhe B.T. 23 vjeç ishin fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Ata u gjobitën me 200 mijë Lekë të vjetra secili për veprën penale të shmangies së verifikimit kufitar. Ndërsa, shoferi i kamionit, 30-vjeçari me iniciale T.M. u arrestua në flagrancë.

Autoritetet kufitare sekuestruan 1 mijë Euro, 4 celularë si dhe kamionin. Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve në Portin e Durrësit, janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy persona, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

/tvklan.al