Prokuroria po shkon drejtë fundit të hetimeve për të ashtëquajturin skandali i pasaportave. Pas deklarmit të Ministrit të Rendit Luan Rama dhe ish ministrit Çipa në prokurorinë e Tiranës ka dëshmuar dhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Bilbil Mema.

Organi i akuzës nuk pranon të jap hollësi për dëshmitë e fundit për të mos dëmtuar hetimet, por ndërkohë burime të konfirmuara sqarojnë se në duart e përfaqësuesve të akuzës është edhe një nga provat që do të vërtetojë përfundimisht se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e shkeljeve në tender është 2 milion dollarë.

Prokuroria ka përfshirë në dosjen e kësaj çështje 4 të pandehur, të gjithë korespondencën mes Ministrisë së Rendit dhe firmës Gjermane Bundes Druckerei, e cila fitojë tenderin. Brënda një kohe të shkurtër priten të merren dëshmi nga të gjithë zyrtarët që kanë dijeni për çështjen, duke kryer edhe hapin e fundit për të plotësuar dosjen dhe për ta dërguar atë në Gjykatën e Tiranës.

Njëri nga të pandehurit, ish Drejtori i Prokurorimeve në Ministrinë e Rendit, Edmond Alia, është ende në kërkim nga policia, ndërësa ish Ministri i Rendit, Bujar Himçi, ish Drejtor i Rendit Veli Myftari dhe ish Drejtori i Prokurorimeve Arben Prifti janë në masën e sigurisë burg pa afat deri në nisjen e procesit gjyqsorë për çështjen e tyre, me akuzat shpërdorim detyre dhe shkeljen e të drejtave të barazisë së pjesmarrësve në tenderin e pasaportave./tvklan.al