Drejtori i Burgjeve sqaron shkeljet e drejtorëve të shkarkuar: Nuk rrezikohet puna!

Drejtori i Burgjeve sqaron shkeljet e drejtorëve të shkarkuar: Nuk rrezikohet puna!

14:50 06/06/2017

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha, i emëruar në bazë të paktit PS-PD, ka sqaruar arsyet përse disa drejtorë të burgjeve janë shkarkuar nga detyra.

Përmes një njoftimi për mediat, drejtori Hoxha bën me dije se në disa burgje të vendit janë konstatuar shkelke të detyrës dhe për këtë arsye i është propozuar Ministrit të Drejtësisë shkarkimi i drejtorëve të këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, drejtorët e shkarkuar janë zëvendësuar menjëherë dhe për këtë arsye nuk rrezikohet puna e institucionit.

Arjan Hoxha ka treguar edhe shkeljet në detyrë që kanë bërë drejtuesit e disa burgjeve:

– përdorimi i institucionit dhe funksionit publik për qëllime politike;

– fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit;

 – shndërrimi i IEVP-ve në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë;

– dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat;

– falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion;

– moszbatimi i urdhrave të eprorit.

Kreu i Burgjeve thotë se çdo drejtues që është shkarkuar nga detyra mund të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar këtë vendim, dhe ka theksuar se në asnjë rast nuk do të tolerohet që institucionet e vuajtjes së dënimit të përdoren nga partitë politike për zgjedhjet e 25 qershorit./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi