Drogë me vlerë 750 mijë paund/ 10 të arrestuar në Angli, mes tyre edhe shqiptarë

Drogë me vlerë 750 mijë paund/ 10 të arrestuar në Angli, mes tyre edhe shqiptarë

11:12 13/10/2017

10 persona janë arrestuar pasi një sasi droge me një vlerë tregu prej 750 mijë paund, u sekuestrua në disa operacione të zhvilluara nga autoritetet në Gloucestershire të Anglisë.

Sipas BBC, oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham, si dhe 4 lavazhe përgjatë dy ditëve të fundit.

8 persona nga Gloucester u arrestuan, të moshës 20 - 33 vjeç, një 21 - vjeçar nga Norwich dhe një tjetër 34 - vjeçar nga Essex.

Një vajzë 17 - vjeçare u gjet duke punuar në

"kushte të papërshtatshme"

. Ajo u mor në mbrojtje nga autoritetet.

Operacionet e zhvilluara të mërkurën dhe të enjten ishin pjesë e operacionit Cleveland, që nisi pas të dhënave që autoritetet britanike morën për banda të krimit të organizuar që operonin në vend.

Policia e Gloucestershire tha se në 6 prona ishin zbuluar fabrika kanabisi, në Gloucester dhe Cheltenham dhe se në disa prej tyre ishin gjetur

"anëtarë të bandave shqiptare kriminale".

Një zyrtar i policisë tha se sasia domethënëse e bimëve të kanabisit që u gjetën në këto fabrika besohet se kapin vlerën e rreth 750 mijë paund.

"Ky operacion 2 ditor çoi në shkatërrimin e bandave serioze të krimi të organizuar që operonin në Gloucestershire, aktiviteti kriminal i të cilave ka patur një impakt të madh në komunitetet tona."

"Një prej fabrikave të kanabisit ndodhej fare pranë një shkolle fillore në Gloucester. Anëtarët e këtyre bandave nuk kanë asnjëlloj mëshire për sigurinë dhe mirëqenien e atyre që jetojnë në komunitetet ku ata operojnë"

, tha zyrtari i policisë Ian Fletcher.

Të gjithë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po mbahen nën akuzën e mashtrimit, shpërndarjes së drogave të klasit B dhe prodhimit e përpunimi të drogave të klasit B.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT