Lezha, destinacioni i parë i yllit të pop-it

Pasi përmbylli me sukses edicionin e trete të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, ylli i muzikës botërore Dua Lipa, vendosi të kalojë pak kohë edhe në Shqipëri.
Lezha ka qenë destinacioni i saj i radhës, aty ku këngëtarja e “Future Nostalgjia” vendosi të shijojë kuzhinën tradicionale shqiptare.

E shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, Dua drekoi në restorantin e njohur “Mrizi i Zanave” në fshatin Fishtë, madje edhe pozoi me stafin në shenjë falenderimi për mikpritjen e tyre.

Përveç se në shtëpinë e tij në Prishtinë, “Sunny Hill Festival” do ta vijojë drejt Tiranës, për ta kthyer edhe kryeqytetin shqiptar një kryeqendër të muzikës bashkëkohore. Kreu i Bashkisë së Tiranës ka bërë te ditur se festivali do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 gusht në Kodrat e Liqenit Artificial.

Tv Klan