Dua Lipa përjetësohet me një statujë dylli edhe në Stamboll. Statuja u ekspozua në sallat e muzeut “Madam Tuso“ të qytetit më të populluar të Turqisë, që vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë.

Ylli i muzikës Pop është përjetësuar në këtë statujë me një nga veshjet, e bujshme të saj më të cilën u shfaq në turneun për promovimin e albumit “Future Nostalgia” para dy vitesh. U desh një vit për punimin e statujës së 28-vjeçares, ndërsa leja u mor nga ekipi i artistes në Shtetet e Bashkuara.

Stambolli është qyteti më i fundit që shton një statujë dylli të Dua Lipës, e cila deri më tani, ashtu si shumë personalitete të tjerë të artit dhe jo vetëm, ka statuja në muzetë “Madam Tuso” edhe në Nju Jork, Londër dhe Amsterdam.

Tv Klan