Dua Lipa publikon më herët albumin e ri

Dua Lipa publikon më herët albumin e ri

21:45 24/03/2020

Ylli i pop-it kritikon qeverinë britanike për neglizhencë

Dua Lipa ka përshpejtuar me një javë publikimin e albumit më të ri. Future Nostalgia do të dalë në treg të premten, më 27 Mars. Në një komunikim live në Instagram nga shtëpia e saj në Londër, e përlotur, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj dilemën nëse po bën veprimin e duhur me lëshimin e albumit, në një situatë të tillë pandemie globale.

Ajo shprehet se gjithsesi në këto ditë të vështira njerëzit kanë nevojë për muzikë, gëzim dhe energji pozitive. Ylli i pop-it gjithashtu njoftoi shtyrjen e turneut të saj në botë si pasojë e koronavirusit, teksa ka kritikuar qeverinë britanike për marrjen me vonesë, sipas saj, të masave kundër Covid-19. Ajo u bëri apel të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi