Historia e saj është tejet e veçantë. Bëhet fjalë për protagonisten e radhës së emisionit “Doktor Plastik”, Alborena Zylfi. 27-vjeçarja me eksperiencë si modele dhe e rrethuar nga vajza të bukura filloi të ndihet e kompleksuar për pamjen e jashtme. “Doktor Plastik” fillimisht e konsideroi rastin e saj një përjashtim që nuk kishte nevojë për ndërhyrjet që pretendonte, por pas konsultave me mjekët e klinikës “Da Vinci” vendosën të realizojnë disa ndërhyrje.

“U fiksova pas “Doktor Plastik” që në sezonin e parë. Isha shumë skeptike nëse do të më zgjidhnin apo jo dhe vendosa të aplikoj në sezonin e dytë. Dua të bëj lipostucion, rimodelim të vitheve me dhjam dhe heqje dhjami në faqe sepse dua të jem sa më afër perfektes. Kohët e fundit kam vënë re që nuk preferohen më modelet shumë të holla, por të mbushura dhe kjo më ka bërë të ndihem pak keq”, tha Alborena Zylfi.

Ajo kreu në klinikën Da Vinci lipostucion, rimodelim të vitheve me dhjam dhe heqje dhjami në faqe.

“Jam shumë e lumtur për ndërhyrjet që kreva sepse tani ndihem mirë kur vesh rroba të ngushta, transparente dhe dal në plazh shumë e qetë”, u shpreh 27-vjeçarja./tvklan.al