Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se qeveria i ka premtuar Manjola Cakonit se do i bëjnë kontratën e shtëpisë.

Duma tha se pasi Partia Demokratike ka denoncuar rastin, disa zyrtarë të qeverisë kanë shkuar tek shtëpia Cakoni dhe kanë premtuar se do i japin dhe pension, por ende nuk ka asgjë të sigurt.

Pasi kemi shkuar ne tek Manjola Cakoni nga qeveria kanë shkuar dhe i kanë premtuar se do i bënin kontratën e shtëpisë dhe do i jepnin pensionin. Kjo nuk është përfundimtare, por duhet se qeveria ka nisur lëvizjet, pas denoncimit tonë. Ne do jemi krah kësaj familje dhe do e ndjekim rastin deri në fund”, u shpreh Duma. /tvklan.al