Veliaj: Kemi 1 mijë shtëpi të porositura

Dy familje një në Ndroq e tjetra në Picallë kanë marre sot në dorë çelësat e shtëpive të reja, të rindërtuar pas dëmtimit që banesat e tyre kishin nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shteti bën sa mundet po dhe shteti ka limite. Në momentin që shteti nuk i bën të gjithë gjërat vetë, kërkon ndihmë nga shoqëria, nga njerëzit e famshëm,  nga njerëzit që kanë mundësi, nga njerëzit që frymëzojnë të tjerët. Falë Xhesikës, Adrola Dushit dhe gjithë artistëve të tjerë që kanë një reputacion, në vend që ta përdorin reputacionin për më shumë vanitet dhe për Instagrame e Facebook, thanë këtë reputacion ne do ta shfrytëzojmë që t’i bëjmë shtëpinë Nuriut të madh dhe Enos së vogël. Ne do të bëjmë punën tonë dhe me deputetin jemi në një fazë ku kemi 1 mijë shtëpi të porositura, po çdo njeri që na heq një pjesë të barrës, na jep një superdorë”, tha Veliaj.  

Kryebashkiaku kërkoi sërish bashëkpunimin e të gjithëve. “Kur ti zbulon që dikush që është në anën tjetër të oqeanit që gjithashtu ka zemër, gjithashtu mobilizon gjithë njohjet e veta dhe nuk zgjedh që të shajë dhe të kritikojë, se asnjë nuk është perfekt dhe thotë: Unë nuk i bëj dot të 3 mijë shtëpitë, po unë do bëj 3, 2 sot dhe një që mora përsipër nesër, nëse  si shoqëri funksionojmë në këtë mënyrë , secili bën më të mirën, nuk përçan, nuk shpif, nuk shan, por kontribuon, ndihmon, bashkëpunon, solidarizohet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë”, shton kreu i Bashkisë.

Nga picalla Veliaj vuri në dukej se 1 mijë shtëpitë e tjera do të ndërtohen shumë shpejt.

Tv Klan