Ertugrul vazhdon të mbajë rekordet e serialit më të ndjekur historik në Turqi, ndërsa mes ndjekësve ka edhe personalitete të shumta.

Lojtari gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil së bashku me të fejuarën e tij aktore, Amine Gulse, vizitoi fundjavën e kaluar sheshxhirimin e serialit, ku është takuar me aktorët dhe ka parë nga afër se si jetohej më shumë se 500 vite më parë.

Çifti Ozil-Gulse, i cili po shkon drejt martesës, u prit edhe nga aktori kryesor i serialit në rolin e Ertugrul, Engin Altan Duzyatan.

Një foto me Ertugrul është shpërndarë nga vetë Ozil në rrjetet sociale me mbishkrimin “

një vizitë në sheshxhirim që kaloi shumë mirë

”.

 

 

View this post on Instagram

 

Çok keyifli geçen set ziyareti @dirilisdizisi 👍🏼🇹🇷

A post shared by Mesut Özil (@m10_official) on

Ishte kjo thjeshtë një vizitë, apo ka gjasa që Gulse të këtë arritur ndonjë marrëveshje për të luajtur në këtë serial sezonin e ardhshëm? Media turke nuk mund ta thotë ende këtë. /tvklan.al