Dy shqiptarë kapen me kokainë, e kishin fshehur brenda patateve – TV KLAN

Dy shqiptarë kapen me kokainë, e kishin fshehur brenda patateve

Dy shqiptarë në Itali janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar një sasi kokaine të fshehur brenda një ngarkese me patate të ngrira. Të arrestuarit janë të moshës 33 dhe 44 vjeç.

Një kamion frigorifer i nisur nga Holanda me të cilin udhëtonin dy shqiptarët, po transportonte patate të ngrira. Mes tyre ishin fshehur 7 kg kokainë dhe 150 mijë Euro cash.

Lënda narkotike dhe paratë u gjetën gjatë kontrolleve të imtësishme në një pjesë të modifikuar të kamionit frigorifer. Dyshohet se destinacioni i ngarkesës ka qenë Shqipëria, megjithatë kjo pritet të konfirmohet nga hetimet e mëtejshme. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*