Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve në Tiranë dhe në Kavajë për dhunë në familje.

Policia njofton se Qani Muça 50 vjeç nga Tirana u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas S.Muça 44 vjeç dhe vajzës së mitur G.Muça 11 vjeç.

Gjithashtu, në Kavajë është arrestuar Antonio Hyseni 35 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes U.Hyseni 29 vjeç.

Kjo e fundit është e pajisur me urdhër-mbrojtje nga gjykata.

/tvklan.al