Më shumë se sa për probleme personale, qëndrimi në pankinë i një lojtari tejet të lakmuar si Paulo Dybala lidhet me taktikën e zgjedhur nga trajneri i Juventusit  Allegri. Në modulin 4-3-3 të zgjedhur prej tij argjentinasi nuk po gjen hapësirë. 3 ndeshje në pankinë ndaj Interit, Bolognas dhe Romës, kanë hapur çështjen nëse Dybala do të largohet ose jo në janar nga Juventus.

“Kur Paulo erdhi para dy vitesh i shpjegova se nuk mund të ishte në rolin e qendërsulmuesit në një skuadër të madhe”.

Kështu e ka mbyllyr këtë diskutim vetë trajneri.

Por tashmë që merkato është pranë mbetet për të hamendësuar cila do të jetë e ardhmja e Dybala.

Manchester United duket si alternativa që mund të realizohet. Anglezët kanë ofruar 60 milionë paund për të. Mourinho vetë shpreson në arritjen e akordit. Ndoshta nuk do të jetë e mundur që prej Janarit, por në verë Dybala mund të ndërrojë ngjyrat e fanelës.

Tv Klan