Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare kanë qenë një çift shumë simpatik. Bëhet fjalë për politikanen Mesila Doda dhe gazetarin Enkel Demi. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre profesionale dhe private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si janë njohur, Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.

Një baba i quajtur Ilirjan ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë djalit të tij Vilsonit i cili është me sindromën down. Ilirjani ka treguar se Vilsoni pëlqen shumë spektaklin e humorit “Klanifornia” ku transmetohet çdo të shtunë në Tv Klan dhe adhuron Marina Vjollcën. Për këtë pëlqim të madh që ka ndaj moderatores, Ardit Gjebrea e ka ftuar atë për t’i bërë një surprizë 11-vjeçarit.

Ersjada ka kaluar një fëmijëri të vështirë mes varfërisë dhe bullizmit. Po sa më të mëdha bëheshin vuajtjet aq më shumë rritej këmbëngulja e saj për t’a luftuar këtë realitet. Ka ardhur enkas nga Italia për t’i dhënë një mesazh prindërve të saj. Çfarë do u thotë atyre?

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Nertila dhe nëna e saj Historia. Nertila tregon se e ka braktisur burri dhe janë në proces divorci. Ai jeton me një grua tjetër që ka dy fëmijë dhe i ka marrë në shtëpi, ndërsa ajo vetë me 3 fëmijët e saj ka shkuar të jetojë tek shtëpia e prindërve. Nertila tregon se prindërit e saj shitën një tokë, i hapën mobilieri ish-burrit, i blenë makinë dhe një shtëpi në Tiranë dhe pas 11 vitesh u divorcuan. Prindërit nuk kanë mundësi ta mbajnë më vajzën.

Java e parë e edicionit të 22-të të Festivalit Kënga Magjike.