E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 32 (SEZONI 11)

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 32 (SEZONI 11)

22:15 05/05/2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

PER DREKE ME MUA!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Partnerë në jetë dhe “rivalë” në skenë. Erida ka mësuar të luajë muzikë nga bashkëshorti i saj Arbër. Tani që të dy janë DJ profesionistë por “nxënësja” ka ardhur të sfidojë “mësuesin” e saj.

“Gjithçka nisi më 7 Maj 2010 në një lokal nate kur jemi parë për herë të parë me Arbrin. Jemi një çift që nga dita e parë nuk ja kemi prishur për asgjë njëri-tjetrit, jemi të dy kokëkrisur. Pas 20 ditësh që u njohëm vendosëm të bëjmë fejesën. Sot habitem me veten, por gjërat nuk kanë një formulë. Unë isha studente në master në vitin e parë,njëkohësisht sportiste dhe mësuese anglishte. Bashkëshorti im është Dj Stone,ndërsa unë kampione e Shqipërisë në ping pong për pesë vite. Duke qenë bashkë vendosa ta shoqëroja kudo ku ai shkonte të performonte dhe e shijoja. Ai shkon në tualet dhe unë futem të miksoj një këngë, kur kthehet më shikon dhe nuk i pëlqeu shumë. Më lindi dëshira të isha edhe unë DJ, por vazhdova të mbaja çantën e tij me CD për disa kohë. Gjatë verës shkuam në Rodos, Greqi të punonim si artistë dhe atje provova dhe miksoja disa këngë teksa isha edhe prezantuese. Pas 2 muajsh lidhje, erdhi celebrimi dhe në 1 Prill mësova se do të bëhesha nënë e një vajze, por askush nuk më besonte. Sot kam vajzën e madhe Beatris 7 vjeçe dhe djalin e vogël 1 vjeç, Rajan. Gjithmonë e më shumë më pëlqente të isha DJ dhe një mëngjes pas një darke ku unë miksova disa këngë më shkruan dhe më thotë a do të bëhesh DJ? Erdhi në shtëpi dhe nga ajo ditë fillova të luaj rregullisht çdo ditë derisa tani kam arritur dhe performoj në klubet e natës në kryeqytet. Emrin artistik e zgjodha për shkak të trëndafilave që janë të preferuarit e mi.”, tregon Erida.

Sot ajo ka thirrur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, Arbrin në një sfidë bashkëshortore mes DJ. Në fillimet e historisë së tyre në një lojë ping pongu ajo i ka lënë të fitojë një set, por ai e quan si arritjen e tij dhe thotë se e ka mundur, sot sfida është e hapur që Erida ta mundë në fushën e tij.

Ata nuk performojnë bashkë dhe tani kanë ndërruar rolet sepse është Arbri ai që mban çantën e Eridës. Në studion e të Dielës Shqiptare nis sfida mes DJ Miss Rose dhe DJ Stone, por që në fund mbyllet me një barazim.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Ekipi simpatik i futbollisteve vajza të KF Teuta kanë ardhur sot me një mision. Justifikimet për gabimet e vazhdueshme që bëjnë nuk pinë më ujë tek drejtuesit e skuadrës.

Ato kanë ardhur për të kërkuar falje për gabimet si vonesat, humbja e bazës materiale, regjimi, orët e gjumit që nuk flenë herët një ditë para dhe janë të lodhura gjatë ndeshjeve. Vajzat tregojnë se pasioni i tyre për futbollin ka nisur që në moshë të vogël teksa shikonin ndeshje me baballarët.

Dënimi që ato marrin nga zysha dhe trajneri është vrapi, mungesa në ndeshjen e radhës ose stërvitjet e zgjatura. Ndeshjen e radhës e kanë me Jubanin e Shkodrës.

Trajneri Albano Doraci dhe zv. trajnere Zamira Koci vijnë në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe marrin premtimin e vajzave se në ndeshjen e radhës ato do të japin maksimumin. Falë ndërhyrjes së Arditit të gjitha vajzat do të shkojnë një ditë para në Shkodër.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Rasti i transmetuar në 7 Prill rikthehet edhe njëherë në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, por sot është Qamil Haxhiu ai që ka sjellë përballë Manushaqen, pas konfliktit të lindur për pronën e trashëguar nga gjyshi. A do të munden dy kushërinjtë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen e kësaj pronë?

Gjyshi u la një pronë. Fëmijët e tij, 4 djem dhe një vajzë nuk e ndanë pronën dhe jetuan të gjithë në të pa asnjë lloj konflikti. Por situata ndryshoi tek fëmijët e tyre. Kushërinjtë sot janë në konflikt me njëri-tjetrin për një pronë e cila u takon të gjithëve në mënyrë të barabartë. Manushaqje Haxhiu, sëbashku me vëllain Enverin akuzojnë djalin e xhaxhait, Qamil Haxhiun se po përpiqet t’u marrë pjesën që u takon. Por ky i fundit e mohon një fakt të tillë, e madje pretendon se Manushaqja dhe Enveri i kanë hyrë në pjesë.

Në seancën e ndërmjetësimit të 7 Prillit, në studion e “Shihemi në Gjyq” Manushaqja kishte thirrur vëllain e saj Enverin, pasi sipas saj ai e kishte nxjerrë në mes të katër rrugëve, duke e vendosur katin e dytë të shtëpisë në emër të tij dhe duke e lënë të motrën pa pronë. Në fund të seancës Enveri pranoi që ta kalonte katin në fjalë në emër të Manushaqes. Por gjatë asaj seance, një emër i cili u përmend disa herë ishte ai djalit të xhaxhait të tyre, pikërisht Qamilit, ndaj të cilit u lëshuan një sërë akuzash. Ky i fundit, siç tregon edhe Eni Çobani, e kishte kontaktuar juristen të nesërmen e seancës në fjalë dhe kishte kërkuar një seancë të dytë ndërmjetësimi, për të thënë edhe ai anën e tij.

“Atë ditë që keni bërë emisionin ishte e mira që unë të isha prezent, për të sqaruar publikun ballë për ballë, siç jemi sot në këtë emision. Dhe unë nga ai emision mbaj mend jo shumë gjëra, por ato pak gjëra që më argumentojnë mua në letrat që kam. Këta pretendojnë se sikur unë këtyre u kam marrë shtëpinë”, tha Zoti Qamil në studio.

Kundërpërgjigja e Manushaqjes ishte e menjëhershme.

“Nuk pretendoj unë, ti më ke prerë shtëpinë mua. Më ke marrë 200 metër tokë dhe vëllait tim i ke thënë kur të bëhet pallat, unë do të marr pjesën time. Ti hiqe nga mendja se në atë truall nuk bëhet kurrë pallat. Unë atë e kam shtëpinë e vëllait të vdekur, muze do ta bëj, unë nuk e fal me florinj të ma shtrojnë, unë nuk e shes, jo më ta shemb. Ti do ta heqësh nga mendja që aty të bëhet pallat, sa të jem unë gjallë jo njëherë, ti nuk e merr dot atë truall”.

Ndërkohë zonja Eni Çobani sqaron: “Kemi një debat shumë të madh për dy prona, një pronë të blerë nga babai i zotit Qamil e cila pretendohet nga zoti Qamil që është prekur nga Manushaqja dhe Enveri, por ndërkohë problemi kryesor në fakt është toka e gjyshit, ku të 5 fëmijët e këtij gjyqi kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë aty. Për mua problemi është toka e gjyshit, kjo tokë duhet pjesëtuar. Zoti Qamil sot thotë unë si këta të tjerët dua pjesën e babait tim, por unë kam edhe një problem tjetër, pasi një tokë e blerë nga babai im në 59-n më takon me pronën e zotit Enver dhe më kanë hyrë në pronë. Por ky është një problem që nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Unë jam e interesuar për tokën e gjyshit, për të cilën zoti Qamil ka pasur edhe një prokurë nga të gjithë familjarët për të bërë aplikimin, për të marrë të gjithë dokumentacionin në emër të zotit Mexhit (gjyshi). Ju ka dhënë një pronë të konsiderueshme, ju ka thënë urdhëroni dhe jetoni, juve sot shikoni sesi jeni.

Manushaqje Haxhiu: Është trualli i babait tim.

Eni Çobani: Trualli i babait tënd është vetëm një pjesë Manushaqe.

Manushaqje Haxhiu: Shtëpia ku unë banoj është truall i babait tim. Shtëpitë ekzistuese i ka ndërtuar babai im jo gjyshi.

Eni Çobani: Edhe të vjetrën?

Manushaqje Haxhiu: Po.

Qamil Haxhiu: Vetëm 1 dhomë. 1 dhomë vetëm ka ndërtuar babai i kësaj.

Eni Çobani: Në seancën e kaluar ne kemi pretenduar sëbashku që kemi një pronë të ardhur nga zoti Mexhit. Këtë truall Zonjë, e keni pjesëtuar apo jo?

Manushaqja dhe Qamili: Jo

Eni Çobani: Pse?

Eni Çobani: Sepse baballarët tuaj kanë shkuar shkëlqyeshëm. Tani si është e mundur që këta baballarë të kenë nxjerrë fëmijë si ju, që gati po therreni me njëri-tjetrin? Juve jeni fëmijët e këtyre baballarëve të nderuar që kanë vdekur të tërë dhe ka ngelur vetëm njëri. Si është e mundur deri në këtë moment që ata kanë qenë gjallë dhe ju nuk keni pasur asnjë problem, vdiqën prindërit, ju tani fëmijët po thereni me njëri-tjetrin, ku e kam, si e kam, pse se kam.

“Këto gjëra janë shumë të thjeshta. Kjo pronë nuk u nda sa kishim baballarët gjallë, tani ju ka ngelur ju fëmijëve. Por e keni shumë të thjeshtë moj zonjë, pjesëtoni tokën, pa u pjesëtuar toka dhe pa dalë kufijtë e pronës ju nuk e kuptoni dot kush është e juaja dhe kush është e Qamilit”.

Eni Çobani: E keni ndarë tokën e gjyshit?

Qamil Haxhiu Jo.

Eni Çobani: Arsyeja?

Qamil Haxhiu: E thanë ju pak më parë, ngaqë baballarë shkonin shumë mirë… Të ndahet në 5 pjesë të barabarta, kush do le t’ia falë njëri-tjetrit, kush të dojë t’ia falë kishave e xhamive. Unë kam pretendimet e mia. Unë kam një mal me letra.

Eni Çobani: Tani ke ndonjë pjesë te kjo shtëpia e zonjës? Se këtë thotë gjithmonë zonja. Shtëpinë që ma ka ndërtuar vëllai i vdekur, do të më marrësh ti.

Qamil Haxhiu: Më ka zënë rrugën. Rruga është problemi. Nuk është 20 metra rrugë, është 250 metra. I kanë zënë këta zotërinjtë.

Gjatë seancës Manushaqja e akuzoi Qamilin se i kishte marrë të atit të saj një firmë, por ai e mohoi këtë kategorikisht: “Nëse këta e gjejnë atë firmë mua të më çojnë këtu në litar, e them publikisht këtu. Por këta janë njerëz që nuk kanë asnjë lloj letre dhe të gjitha letrat e gjyshit i ka bërë ky person (për veten) dhe njerëzit e mi nuk janë mirënjohës. U kam thënë që unë nga pjesa e gjyshit, kërkoj pjesën e babait tim. Unë kërkoj pjesën e babait tim, nuk kërkoj pronat e xhaxhallarëve.

Qamil Haxhiu: Trualli nuk është i babait tim sepse nuk është përpjestuar. Unë nuk dua të debatoj me femra!

Eni Çobani-Manushaqes: Të lutem qetësohu, durim…

Qamil Haxhiu: “Unë jam njeri që jetoj me djersën e ballit, nuk jam njeri që pres nëpër cepat e mureve që të më sjellin lekët vëllezërit dhe motrat nga Italia dhe Greqia. Unë jam Qamil Haxhiu dhe mua më njeh e gjithë bota, qysh nga Vermoshi e deri në Sarandë”.

Por çfarë kërkon Zoti Qamil në këtë seancë?

Eni Çobani: keni ndonjë thirrje për bashkim të familjes?

Qamil Haxhiu: Jo në asnjë mënyrë.

Eni Çobani: Qëllimi i ardhjes tuaj këtu cila ishte?

Qamil Haxhiu: Qëllimi im ishte që ta marrë vesh publiku se kush jam unë dhe kush janë këta zotërinj.

Në përfundim, asnjë nga palët nuk pranoi t’i jepte dorën njëri-tjetrit.

Eni Çobani: Treguam që deri në brezin e babait tuaj, familja ka gëzuar një dashuri të pamatë dhe kjo tregon se ka pasur vlera shumë të mëdha ky vend. Dalim në brezin tuaj, që duhet t’i përcillni këto vlera dhe shikoni se çfarë tregoni përpara publikut: Ashpërsi, mosdashuri, armiqësi dhe padurim. Zonjë e nderuar, këtë zotëri e ke më të afërt se unë, e ke vëlla. Nuk mund të më duash mua dhe nuk do Qamilin, sepse Qamilin e ke gjak,. Shkon nga shkon të Qamili do të përplasesh. E dashur Manushaqe, Enver, Qamil shikojeni me dashuri njëri-tjetrin, prona është aty. Duajeni njëri-tjetrin për kaq vite sa jetoni, nuk ka rëndësi prona. Ne do t’i shkojmë deri në fund, tokën e Mexhitit do ta ndajmë. Secili nga ju do të marrë atë që i takon nga gjyshi. Këtë që e kam marrë përsipër unë, do t’jua ndaj unë”.

Megjithatë, pavarësisht fjalëve të zonjës Çobani, Manushaqja dhe Qamili nuk pranuan t’i jepnin dorën njëri-tjetrit e madje seanca u mbyll ndërkohë që ata replikonin.

Kush është Qamil Haxhiu?

Qamil Haxhiu është babai i Laert Haxhiut. Ky i fundit, sëbashku me Orges Bilbilin është i shpallur në kërkim që prej 11 Tetorit të vitit 2017, si autor i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim të Zamir Latifit, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxhës, 22 vjeç, si dhe plagosjen e 2 personave të tjerë, ngjarje e ndodhur në qytetin e Lushnjes.

BE coffee!

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT