#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Gjenerata Alfa”–  Ja për çfarë bullizohemi…

“Ka nje mesazh per ty”– I lan kembet, nusja surprizon vjehrrin

Zamira jeton prej 24 vitesh në Belgjikë dhe një peng e ka sjellë në “Ka Një  Mesazh Për Ty”. Fillimisht ajo nis të rrëfejë filimin e historisë së saj duke treguar se në vitin 1989 u fejua me mblesëri dhe një vit më vonë u martua. Nga pas e ndiqte gjithnjë porosia e të atit që kur ai ta vizitonte, të ishte gjithnjë ballëlartë për të bijën.

Familja e bashkëshortit ishte e madhe sepse veç prindërve, ai kishte edhe pesë vëllezër e dy motra. Megjithatë, ata e pritën shumë mirë ndërsa në shtëpinë e tyre qëndronin vetëm vjehrrit. Zamira habit studion e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan kur tregon se çfarë kujdesi të veçantë tregonte për ta.

Ardit Gjebrea: I ndrysje, domethënë u bëje masazh? U laje këmbët?

Zamira: Këtë e kam bërë për 10 vite me radhë që kam ndenjur me ata.

Ardit Gjebrea: U laje këmbët çdo natë?

Zamira: Ua laja këmbët çdo natë, me ujë të ngrothë.

Ardit Gjebrea: Të dyve?

Zamira: Të dyve.

Ardit Gjebrea: Uau!

Të pyetura nga Ardit Gjebrea, zonjat dhe vajzat e publikut thanë se nuk do të kishin vepruar njësoj. Zamira tregon se ajo e kishte mësuar këtë duke parë të ëmën që i lante këmbët vjehrrës së saj. Edhe sot që jeton në Belgjikë, Zamira vepron njësoj sa herë që kthehet në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Vazhdon ta bësh akoma?

Zamira: Po, edhe kur vij, sot që vij dy javë, një herë në vit.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Zamira: Vjehrrit ia bëj me gjithë shpirt se e meriton, e meriton shumë.

Ardit Gjebrea: Kjo më pëlqeka pafund!

Zamira: Është një super vjehërr!

“I dëshiruar jam!”, Hekurani bie në ‘kurthin’ e Gjebreas, shpërthejnë të qeshurat: Ç’dua më grua unë?

Studioja e “Ka Një Mesazh Për  Ty” u mbush me shumë të qeshura e ëmbëlsi me ardhjen e Hekuranit. I moshuari nuk e di se në anën tjetër të studios së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndodhet nusja e tij, Zamira. Përpara se t’i zbulojë se kush e pret, Ardit Gjebrea nis të bisedojë me të duke i thënë se një zonjë ka shprehur pëlqim për Hekuranin, çka shkakton shumë të qeshura.

Ardit Gjebrea: Se kush të ka parë në dyqan, të ka pëlqyer dhe ka ardhur. Thonë meqenëse Hekurani është beqar, tani ta kalojmë jetën bashkë.

Hekuran: Lëre, mos e pyet se kam pasur dy gra unë, më kanë vdekur dhe kështu që i dëshiruar jam, nuk e di jo.

Ardit Gjebrea: I dëshiruar je?

Hekuran: Pupupu!

Ardit Gjebrea: E pranon domethënë?

Hekuran: E pranoj se…

Ardit Gjebrea: Çdo të bëjmë tani, e pranojmë! Ah! Më fal, sa vjeç je ti?

Hekuran: Unë jam datëlindja….

Ardit Gjebrea: Mos e trego, mos e trego! Sa vjeç je ti? Ajo është 72, është okej?

Hekuran: S’e di, aq mund të jetë.

Ardit Gjebrea: Do ta doje 72 vjeç?

Hekuran: Mundet.

Ardit Gjebrea: E kuptove çfarë po them, po them që ka ardhur një zonjë që të kalojë jetën me ty, të simpatizon, të ka qejf?

Hekuran: Ça të them unë… le të dalë ajo… unë…

Ardit Gjebrea: Për muhabet të do.

Hekuran: Për muhabet…

Ardit Gjebrea: Hë se e pashë që një moment u stepe.

Hekuran: Për muhabet po, unë jam 90 e ca vjeç, kam djemtë, nuset, nipërit, ç’dua më grua unë? Lërmë rehat o i uruar!

Ardit Gjebrea: Për muhabet more muhabet!

Hekuran: Muhabet po!

“Pastë uratën!”, vjehrri përlotet nga surpriza e nuses

Zamirën e solli në “Ka Një Mesazh Për Ty” pengu i saj i 24 vitve. Ajo ndau në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan një histori të mbushur me dashuri e respekt për prindërit e bashkëshortit me të cilët jetoi 10 vite dhe u kujdes pa kursyer asgjë.

Zamira tregoi sesi largimi drejt Belgjikës ishte një brengë për të pasi iu duk se i braktisi ndërsa me dhimbje ndau edhe momentin kur vjehrra dha shpirt në krahët e saj. Megjithatë, sa herë kthehet, ajo vijon të tregojë të njëjtin përkujdes ndaj vjehrrit, Hekuranit që e ka thirrur për ta surprizuar duke dhuruar shumë emocione.

Hekuran: Pastë uratën! S’kam çfarë them tjetër! Kam kënaqësi të madhe shumë! Nuk e dija, është gjë e papritur se ne jemi moshatarë kështu që nuk kam çfarë them! Shyqyr që erdhe mirë, të jeni mirë, me burrë, me fëmijë, me gjithë të dashur.

Zamira: Shumë faleminderit!

Hekuran: Shumë faleminderit! Paç uratën! Të rroni!

Ardit Gjebrea: Ka një mesazh për ty, do ta dëgjojmë së bashku?

Hekuran: Ta dëgjojmë!

Zamira: Baba!

Hekuran: Urdhëro!

Zamira: Unë të dua shumë, si babin tim.

Hekuran: Edhe unë të dua shumë.

Zamira: Të kam dashur dhe të respetkoj derisa ti të jesh gjallë. Unë të falenderoj sot publikisht për zemrën që ke, për fjalët e ëmbla që më ke dhuruar gjithmonë dhe që nuk je mërzitur asnjëherë, edhe pse të kam lënë vetëm. Të dua shumë, baba!

Hekuran: Ju dua shumë! Paç uratën!

Zamira: Je shumë i mirë dhe unë do të të gjendem në çdo moment kur ti të kesh nevojë, unë jam gati të sakrifikoj çdo gjë për ty. Je super! 

Në momentin e përqafimit, Zamira shkon drejt vjehrrit të saj dhe i puth dorën.

“Ka një mesazh për ty” – Endrrat e palimitura të Fladorentit

30-vjetori i ëndrrave të Fladorentit/ ‘Buqetë’ urimesh yjet e ekranit, s’mungon as dhurata e ‘dasmës’

Donika, nëna e Fladorentit, ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty” një rrëfim të veçantë për të birin e saj. Ajo tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan sesi në moshë të vogël, djali kaloi temperaturë të lartë çka shkaktoi probleme në zhvillimin e tij.

Familja është përballur me shumë sfida, por Fladorentit s’i ka munguar kurrë dashuria, ngrohtësia dhe dëshira për të jetuar e ëndërruar me gjithë fuqinë që ka. Donika tregoi sesi i biri ëndërron të martohet, të bëhet aktor, të jetë pjesë e televizionit e madje ka edhe një listë me të ftuar VIP për në dasmën e tij.

Nëna ka vendosur t’ia bëjë të birit sa më të veçantë këtë 30-vjetor duke ia festuar në shtëpinë e madhe të programit “E Diela Shqiptare”. Urimi i parë që e pret Fladorentin në ditën speciale vjen prej Donikës.

Donika: Fladorent! Reni ose Flori, emrat që  i thërrasim shkurt, të solla këtu sidomos në këtë ditë që ti ke 30-vjetorin se i pëlqen shumë ftesat madhështore dhe të solla në këtë studio kaq madhështore që ti të kesh një kujtim në gjithë jetën tënde dhe uroj të bëhesh dhe 100, të jesh i suksesshëm, i dashur, ashtu sikurse ti ke qenë deri më sot. Bashkë me babin se edhe babi e do një urim, pa përkrahjen e tij, vetëm  unë nuk do t’ia dilja dot kurrë! Asnjëherë mos thuaj që jam vetëm, neve na ke pasur, do të na kesh gjithmonë pranë dhe të gjithë njerëzit që ti do, që i përmend çdo ditë. Do të jemi gjithmonë në hapat e tu, sado të vështira të jenë, por besoj se i kemi kaluar vështirësitë, na presin ditë më të  bukura. Edhe njëher të uroj suksese në të gjithë jetën tënde. Mami të do fort!

Gjebrea e njofton Fladorentin se do të ketë një hapësirë publicitare. Në të vërtetë, ështënjë surprizë e përgatitur për të që është kamufluar si publicitet. Donika tregoi se Fladorenti e njeh menjëherë zërin e Albert Dumanit, drejtorit të programacionit të Tv Klan dhe e konsideron “shokun e tij”. Fillimisht, transmetohet një klip zanor sikur është promoja e serialit “Osmani” që ai preferon aq shumë dhe më pas, një urim nga Albert Dumani për Fladorentin.

Albert Dumani: Kush ka ditëlindjen sot? Kush është shoku i të gjithëve? Ai ka pasion televizionin,  prandaj në emër të gjithë Televizionit Klan, vjen një urim nga thellësia e zemrës për Fladorentin. Një ditëlindje shumë e veçantë, premierë absolute vetëm në “Ka Një Mesazh Për Ty”! Edhe 100!

Një nga këngët më të preferuara të Fladorentit është “Dasma ime” nga Era Rusi dhe Ylli Baka. Këngëtarja e surprizon me një video duke kënduar si edhe me një urim special.

Era Rusi: I dashur Flori, po të uroj unë, Era Rusi. Gëzuar këtë 30-vjetor! Qofsh gjithmonë i lumtur! Të përqafoj!

Nuk mund të mungonin as urimet nga disa prej aktorëve më të preferuar të Fladorentit. Jul Deda,  Neritan Liçaj dhe Arben Derhemi u shprehën me fjalët më të bukura për të.

Jul Deda: Fladorent, duke të uruar të bëhesh 100 vjeç, t’u realizofshin të gjitha dëshirat, të gjitha ëndrrat dhe të falenderoj nga zemra! Je një suportues imi dhe tani e tutje do të jem edhe unë suportuesi yt në çdo gjë që do të bësh në jetë.

Neritan Liçaj: Fladorent, jam Neritan Liçaj. Të uroj gëzuar ditëlindjen.  Shpresoj moss të më mbash mëri që vrava Florin te ‘Njerëz dhe Fate’ pasi ti je pjesë e aktrimit vetë.

Arben Derhemi: Flori, ashtu siç do të të thërrasin, uroj që ky mesazh të të gjejë mirë. Mos ki merak për atë personazhin që ishte vrarë te filmi sepse këtë radhë, në filmin e radhës, ne ia marrim  hakun, mirë? Të lindësh ndryshe, nuk është në dorën tonë, por ta jetosh jetën ashtu siç e jeton ti, me gëzim, me dashuri, me dëshirën për të luajtur ndonjë ditë ndoshta edhe në filmat që unë do të kem mundësi që të të ofroj, është gjëja më e bukur në jetë.

Albana Nanaj, autorja e “Check In” gjithashtu ka një urim dhe një premtim për një nga adhuruesit më të mëdhenj të programit të udhëtimeve.

Albana Nanaj: E di që je një adhurues i programit ‘Check In’ dhe të falenderoj për këtë. Në udhëtimin tim të radhës që janë Himalajet, pika më e lartë e botës, do ta ngre një dolli për ty. Gëzuar!

Olsi Bylyku s’e kurseu aspak humorin në urimin e tij, ndërsa pati edhe disa fjalë nga Erik Lloshi.

Olsi Bylyku: Këtë radhë Fladorent, shpëtove mirë vetëm me këtë video që mbushe 30 vjeç, por kur të mbushësh 31, nuk ke shans të shpëtosh pa na dhënë ndonjë drekë. Shihemi kur të bësh 31. Të përqafoj fort!

Erik Lloshi: Përshëndetje i dashur Fladorent! Unë të uroj gjithë të mirat e kësaj bote, ti u bëfsh edhe 100 vjeç, Zoti të dhëntë jetë dhe shëndet kudo që ti dëshiron!

Fladorenti dëshiron që kostumi i tij i dasmës të jetë nga Joni Peçi dhe po kursen para për ta blerë. Stilisti i njohur veç urimit, ka gati edhe dhuratën për të.

Joni Peçi: Fladorent, përshëndetje, si të kam? Ato lekët që ke ruajtur për kostumin, merri dhe shpenzoji për qejfin tënd sepse kostumin për dasmën e ke dhuratë nga unë. Gëzuar 30-vjetorin dhe gjithë lumturinë e kësaj bote vetëm për ty!

“Shihemi ne Gjyq” – Në “luftë” me 30 familje për pronën e tij

“Më ke kërcënuar me jetë!”/Dy burrat kacafyten mes tyre, Gjoni godet huadhënësin

Hila ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me të njohurin e tij të vjetër, Gjonin. Siç shpjegon, Gjoni i ka marrë një hua dhe prej 12 vitesh nuk i përgjigjet. Veç kësaj, i ka  privatizuar edhe një objekt, ndonëse Hila ka hyrë në një prej tyre edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin ligjor.

Nga ana tjetër, Gjoni e quan Hilën “të paburrë” sepse ka kërkuar një përballje publike për borxhin e 15 milionë lekëve. Ai nuk e mohon marrjen e tyre, por thotë se nuk do të kishte vepruar si Hila nëse do të kishte qenë në vendin e tij. Në gjaknxehtësi e sipër, Gjoni vërsulet drejt Hilës për ta goditur.

Gjon: Ky qenka treguar shumë i paburrë që më ka prurë sot këtu e nuk e kam pasur vendin unë këtu se nuk do ta kisha sjellë unë po të m’i kishte pasur ai mua, për 150 milionë s’e kisha prurë këtu në faqe të tërë Shqipërisë të më shihte mua këtu për 15 milionë lekë. I kam thënë nuk ia kam ngrënë fjalët, nuk ia mohoj paratë…

Eni Çobani: Po pse, 15 milionë lekë sa të duken ty?

Gjon: Ky qenka i paburrë që të më sjellë mua para Shqipërisë për 15 milionë lekë, as për 150 nuk e kisha nxjerrë unë këtë, por ky qenka maskara që më ka prurë mua këtu për borxhe, të kam thënë nuk t’i ha fjalët, nuk…

Hilë: Ty nuk të takojnë ato fjalë sepse je një malësor i pabesë!

Gjon: Ti më ke prurë mua për 15 milionë lekë këtu!

Hilë: Për 15 milionë e për 5 milionë të bie unë!

Gjon: 15 milionë për 15 vjet s’ke për t’i marrë!

Hilë: Të kam pritur 12 vjet!

Gjon: Më ke kërcënuar edhe me jetë ti!

Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar?

Gjon: Më ke kanosur ti!

Hilë: Ça pret ti?

Me dosjen në dorë, Gjoni shkon drejt Hilës për ta goditur. Në mes hyjnë asistentët për t’i ndarë.

Hilë: I pabesë!

Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar se kjo është e rëndë?

Hilë: Edhe më ke borxh, edhe kapadai! I pabesë!

Gjon: Kur të dalim, ta kallëzoj unë!

Eni Çobani: Kujdes, jashtë ai do të jetë me mua dhe ti nuk i afrohesh dot!

Gjoni afrohet në tavolinën e Eni Çobanit dhe duke shfletuar dosjen, pranon borxhin por njëkohësisht e cilëson veten si “viktimë”. Ende i nxehur, ai përmend sërish faktin që Hila e ka thirrur në një përballje publike dhe shkon për ta goditur, duke vërvitur dosjen në drejtim të tij.

“Ke 30 familje përballë!”, Eni Çobani zbërthen dosjen e Gjonit dhe i bën thirrje Benet Becit

Studioja e “Shihemi në Gjyq” është përfshirë nga tensioni midis Hilës e Gjonit pasi ky i fundit është përpjekur disa herë ta godasë për shkak se e ka thirrur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Deri në këtë moment, është kuptuar vetëm që 12 vite më parë, Gjoni i ka marrë Hilës një borxh prej 15 milionë lekësh që s’ia ka shlyer ende. Hila ka zaptuar shtëpinë e tij meqenëse nuk ka marrë asnjë pagesë.

Siç shpjegon Eni Çobani, ata kanë qenë fqinj dhe njihen prej 30 vjetësh. Pas privatizimit të Shkollës së Rezervave në Shkodër ku babai i tij ishte bashkëpronar, Gjoni i kërkoi paratë Hilës duke filluar kështu një konflikt. Problemi është se konflikti nuk është vetëm me Hilën, por edhe me 30 familje të tjera. Ndërmjetësja i bën thirrje kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Becit dhe kërkon një hetim të thelluar për çështjen.

Eni Çobani: Shkolla e Rezervave në Shkodër, sikundër shumë objekte të tjera shtetërore në gjithë Republikën e Shqipërisë, duke mos pasur një kujdes  të shtuar nga këto qytete dhe nga pushteti lokal, janë zaptuar. Problemi është shumë më i madh sesa i Hilës dhe prandaj unë po kërkoj me insistim se sa veta të tjerë ke problem se po t’i kisha sjellë të tërë këtu ty, nuk e di a do të ishe kaq i  zoti t’u dilje ballë.

Zotëri, ti ke 30 familje shqiptare përballë që u je vënë përballë atyre duke u thënë që shiko unë kam një kontratë shitblerje pasurie të paluajtshme dhe ju tani dilni që këtu se unë do ta marr. Ju me të drejtë keni   fituar një vendim, por komunikimi juaj me këto familje është dashur të ishte bërë “tete a tete”, pra me secilën prej familjeve sepse ato dashur, pa dashur kanë 30 vjet brenda dhe unë nuk e di me çfarë arsyeje kanë hyrë apo tani duhet të dalin. Njërën nga këto ambiente ka hyrë dhe e ka zënë Hila se thotë 12 vjet s’më ka dhënë asnjë lek, ka hyrë brenda dhe e ka zënë.. Tani  ju thoni ky i ka ngritur mendjen edhe të tjerëve.

Ore zotëri, unë këtu kam një listë se do të filloj ta lexoj tani, bashkinë e Shkodrës e kam përballë që po më ndjek, i drejtohem kryetarit të nderuar të bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, të më dëgjojë me kujdes, po të dëshirojë do të bëjmë një takim privat në ambientet e bashkisë Shkodër sepse kjo dosje i nderuar do t’i shkojë një hetimi të hollësishëm për të parë që nga momenti i fitimit të pronës nga familja Shkambi në vitin ’96, nga blerja me kontratë shitblerje në 2012 dhe sot jemi në 2024 zotëri dhe ke këtu 30  familje brenda me emër dhe me mbiemër, nuk  i lëviz nga vendi. Tani ky i ka marrë para Hilës, mund t’u ketë marrë para edhe ca të tjerëve që m’i ka thënë Hila por nuk më la që t’u them emrin. Këta të tërë presin borxhin, ky lekë nuk ka, pret të marrë objektin, t’u japë këtyre nga një dhomë.

Nxehen gjakrat, shishja ‘fluturon’ në anën tjetër të studios!/ Prona përfundon në duart e zaptuesve

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq” nxeh edhe më shumë gjakrat mes Hilës e Gjonit. Ky i fundit është tërbuar dhe merr menjëherë shishen në dorë e cila ‘fluturon’ drejt tavolinës së Hilës në anën tjetër të studios të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Fatmirësisht, shishja përfundon në këmbët e Hilës duke shmangur lëndimet e mundshme.

Nga shpjegimi i Eni Çobanit, duket se edhe në versionin e Gjonit ka një problem që ai nuk arrin t’ia shlyejë borxhin Hilës. Ambientet e pronës që ai ka fituar në vitin 1996 në Shkodër bashkë me familjarët nuk  ka arritur t’i marrë, edhe pse ka paguar dhe ka bërë kontratën e shitblerjes me Ministrinë e Financave.

Sot Gjoni ndodhet jashtë godinës sepse ka një mori familjesh që e kanë zaptuar por njëkohësisht po e shfrytëzojnë pronën e tij edhe pse s’iu përket. Edhe Hila bën pjesë te zaptuesit, megjithatë ai pranon se ka bërë vetëgjyqësi për shkak se është i vetmi që Gjoni i detyrohet një borxh ndaj ka gjetur këtë zgjidhje.

Eni Çobani: Këta njerëz që kanë zaptuar këto ambiente, jo vetëm që kanë ikur, por i kanë lëshuar edhe me qira.

Ardit Gjebrea: Kanë lëshuar me qira diçka që nuk u takon.

Eni Çobani: Sigurisht, dhe marrin para mbi pronën e Gjonit.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë këto ambiente s’janë të lira.

Eni Çobani: S’janë të lira prapë se ka njerëz brenda, por po shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme nga aata të cilët janë zaptues dhe kanë humbur çdo gjyq përpara gjykatës që janë drejtuar.

Ardit Gjebrea: Një nga ata zaptues, mund të konsiderohet Hila?

Eni Çobani: Patjetër, pavarëësisht se ai sot ka një borxh. Borxhin  e ka me deklaratë, por nuk e ka me gjyq.

Hilë: Unë kam bërë njëfarë vetëgjyqësie në lidhje për të marrë pasurinë time, e pranoj. Ligjërisht nuk është imja, pavarësisht se ne i kemi punët individuaisht bashkë, por asnjë hyrje nuk është e zaptuar me qëllim që kanë dhënë lekë te Gjoni.

Eni Çobani: Po, i vetmi është ky.

Hilë: Atij nuk i ka dhënë kush.

Ardit Gjebrea: Vetëm ti i ke dhënë lekë?

Hilë: Vetëm unë i kam dhënë. Për të marrë paratë e mia, për t’i bërë njëfarë presioni, kam shkuar e i kam vënë çelësin asaj dere.

Paratë s’ia kthen, por kërcënon publikisht huadhënësin: Do ta minoj pronën, do ju hedh në erë!

Votimi i publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan përcaktoi që Hila ka të drejtë për borxhin që i  i kërkoi Gjonit. Ky i fundit vazhdon me inatin e tij dhe nuk ia fal ish-fqinjit që e thirri për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq” duke deklaruar se nuk do t’i shlyejë asnjë qindarkë të 15 milionëshit.

Gjon: Kokërr leku, edhe 500 vjet s’ka për të marrë  prej meje pasi më ka prurë këtu sot!

Eni Çobani: Dëgjo, z. Gjon. Deri në momentin që ju keni të drejtë, unë sigurisht them të drejtën tuaj.  Pro nga momenti që dëgjoj një përgjigje të tillë nga një person i cili ka vuajtur nga mosekzekutimi i vendimit dhe i drejtoheni një qytetari që ju ka ndihmuar në një moment të vështirë që s’ka për të parë lekë kurrë, kjo tregon që edhe nga ana juaj nuk  është kuptuar se çfarë do të thotë kur i merr lekë dikujt. O zotëri, kur i merr lekë dikujt, rri eedhe pa bukë dhe ktheji lekët këtij zotërisë. Rri pa bukë! Ti jeton, vazhdon punon, fiton para dhe këtij zotërisë nuk ia ke kthyer!

Sa për pronën e tij të zaptuar nga Hila e të tjerë që janë duke e shfrytëzuar për shkak të mosekzekutimit  të vendimit të gjykatës, Gjoni bën një kërcënim publik. Ai thotë se nëse nuk do ta ndihmojnë autoritetet, do ta hedhë ndërtesën në erë.

Gjon: Do ta liroj vetë unë!         

Eni Çobani: Vetë s’e liron dot ti se përfundon në…

Gjon: Në mos ndërhyftë policia, do të ndërhyj vetë, di sesi! Ia gjej unë formën sesi ta liroj! Ta minoj në 4 qoshet se është prona ime, e kam me certifikatë e s’do ju njoftoj hic! Të tërëve në erë do t’ju hedh!

Hilë: 12 vjet je me këto llafe!

Gjon: Të tërëve në erë do t’ju hedh!

Pa mundur të bindë Gjonin që të ndryshojë mendje lidhur për situatën me Hilën, ndërmjetësja Eni Çobani i thotë se tashmë do të përballet edhe me të e veç borxhit, do i duhet t’i lërë edhe pronën huadhënësit të tij.

“Kënga Magjike”- Java 2

/tvklan.al