Tirana nuk është më e pathyeshme. Bardheblutë pësuan humbjen e parë sezonale, pasi u mposhtën në transfertë nga Teuta, me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superiore.

Arsid Kruja zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të, ndërsa Ismajli barazoi shifrat për Tiranën në minutën e 12-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte tjetër histori.

Dy penallti i dhanë avantazhin dhe fitores durrsakëve. Fillimisht Torraj shënoi për 2-1 në minutën e 74-t, ndërsa në minutën e 90-të, ishte Nasr, i cili sërish pas një penallti realizoi të tretin. Gjuajtja e parë u prit nga Selmani, por sulmuesi i Teutës përfitoi nga topi i kthyer, për ta dërguar në rrjetë.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Tirana renditet e shtata me 9 pikë të grumbulluara. /tvklan.al