#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Episodi i frikshëm i Melaizes: Burri kërkonte thikën të më therte, vjehrra më futi nën krevat

Melaizja  ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” Petron, djalin e vetëm me të cilin nuk  flet prej 5 vjetësh. Por përpara se të sqarojë konfliktin mes tyre në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo nis të rrëfejë fillimisht jetën bashkëshortore.

Aktualisht Melaizja ndodhet në procedurat e divorcit sepse ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit me ish-të dashurën e tij të rinisë. Megjithatë, problemet mes çiftit kanë nisur që në vitet e para të martesës, nisur  nga episodi që rrëfen Melaizja.

Melaize: Kam 35 vjet martuar. Jam martuar në 4 Tetor të ’87-ës.

Ardit Gjebrea: Në Tiranë?

Melaize: Jo, jam nga Dukati. Jam martuar me lajmësi, si në atë kohë, me shkollë zotëria, me shkollë unë. Kur kam lindur çupën e parë, u duk karakteri i tij si person, për hatër ishte opinioni se mund të thoshin që ajo u martua dje, iku sot. Më ka trajtuar keq, por nuk ndjehesha, doja që prindërit e mi të mos dinin gjë, e mbaja në vetvete. Kur kam bërë darkën e çupës së madhe, e kam lindur në Dhjetor dhe më 12 Dhjetor kemi bërë datëlindjen, erdhën njerëzit e mi. Zotëria piu dhe kërkonte thikën të më therte. I thashë zotëri mos pini raki, jeni i zoti i shtëpisë se babai i kishte vdekur, vëllezërit ishin më të vegjël, njëri ushtar në Bajram Curr dhe tjetri ishte 12 vjeç.

Petro: E  kupton çfarë është katastrofike tani?

Melaize: Më futi nën krevat vjehrra se kërkonte thikën të më therte. Pas dy ditësh kur i doli rakia…

Eni Çobani: Ju ishit sapo lindur vajzën. Në krye të muajit, mori thikën për të të vrarë.

Ardit Gjebrea: Kjo  ndodhi kur ishe me fëmijën e parë. Tani një njeri që vjen me thikën për të të therur dhe ti bën edhe dy fëmijë të tjerë,  përse?

Melaize: Më martoi nëna me babain me një mashkull dhe për mua në ato vite, më vjen shumë keq se jam 60 vjeçe, edhe sot e kësaj dite, sado e zhvilluar të jetë…

Prej 5 vjetësh s’flet me nënën, djali refuzon pajtimin: Del fjala e babit se po bashkëpunoj

Në fundin e seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nuk ka marrëveshje mes palëve. Melaizja, nëna e cila ka thirrur djalin me të cilin nuk flet prej 5 vjetësh për t’i sqaruar situatën mes saj dhe babait të tij nuk merr asnjë reagim pozitiv nga i biri. Petro më herët u shpreh se nuk e ka marrë malli për të, ai tashmë ka familjen e tij dhe nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me prindërit e motrat.

Gjithashtu, në bisedën telefonike të zhvilluar në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me të atin, Janin që i tha se po bashkëpunon me Melaizen, Petro refuzon ta pranojë. Kjo është një tjetër arsye që ai s’pranon të përqafojë dhe të pajtohet me nënën.

Ardit Gjebrea: Nga Petro çfarë kërkon?

Melaize: Nga Petro dua që mos të mendojë që e lashë unë. E lashë e detyruar që mos të prishesha me bashkëshortin se jam me të drejtë të plakës, unë  60, ai 67.

Eni Çobani: Jo, jeni të rinj  akoma nuk është kjo…

Melaize: Nuk dua që Petros t’i bie barrë në familje kur ka dy çupa të vogla, kur ka grua sidomos tani që ka ardhur jeta shumë e vështirë. Për mua nuk mendon njeri zoti Ardit! S’mendoi ai që kisha 35 vjet!

Ardit Gjebrea: Të paktën ti Petro, je i qartë sot?

Petro: Jo, të thashë unë erdha vetëm  se më thirri zonja Eni. Pas kësaj nuk dua asnjë lidhje, në mënyrë absolute.

Ardit Gjebrea: Me askënd?

Petro: Me asnjë nga këta.

Eni Çobani: As me nënën tënde?

Petro: Në rrugë uroj mos të më qasen. Pikë.

Ardit Gjebrea: Fare?

Petro: Ai që do të gjen, të merr në telefon e të thotë do të pimë një kafe? Nuk bën si kanibal, as thotë mashtrime e gënjeshtra “e di unë, e di unë”. S’më kanë parë me sy, troç.

Melaize: Ardit më ka dhënë shteti 4 dylymë tokë, ai merr qiranë. Ka 33 vjet, s’e kam parë me sy.

Ardit Gjebrea: T’i lëmë këto, unë kam një pyetje. Do ta përqafosh mamin?

Petro: Më vë në pozitë shumë të vështirë se do dalë llafi, ironik e them, se tha bashkëpunoj.

Ardit Gjebrea: Po ç’rëndësi ka?

Petro: Jam kthyer disa herë, Jani më ka ndjekur nga shtëpia.

Melaize: E ka ndjekur, ka fjetur në lulishte, mbi një karton.

Petro: Më ka ndjekur, kam ikur nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Edhe sikur të bashkëpunosh është nëna jote, s’po bashkëpunon me armikun.

Petro: Të gjitha gabimet që kam bërë nga jeta ime janë këto se kam bërë mbrapa.

Eni Çobani: Mirë ai e kishte që këto janë arsye që s’flasin me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: E qartë, nuk ka asnjë rëndësi por thotë nuk e përqafoj se do dalë fjala e babait. Ç’është kjo?

Zemra e foto të pjesëve intime, Melaizja ndan detaje nga tradhtia e burrit me ish të dashurën

Melaizja, e cila akuzon burrin e saj për tradhti ndan detaje nga vëzhgimet ndaj tij në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Këto deklarata bëhen përpara të birit, i cili ndodhet përballë saj në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Melaizja thotë se ish-bashkëshorti, sepse tashmë janë në proces divorci, e ka tradhtuar prej 12 vjetësh me ish të dashurën që ka pasur në rini.

Ata kanë mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës dhe sipas Melaizes, zonja ka shkruar një libër për këtë dashuri të pamundur. Ajo është e martuar dhe me fëmijë, por nga ana tjetër ka vazhduar të komunikojë me bashkëshortin e Melaizes duke shkëmbyer edhe fotografi intime.

Ardit Gjebrea: Megjithatë unë dua ta specifikoj, tradhtia ishte fizike apo vetëm me foto?

Melaize: Fliste në telefon, në Messenger. Unë kur vajta në Angli, flija tek e madhja, duhet t’i dërgoja një javë para  mesazh, të veja te burri im apo mos të veja. Se unë dola jashtë loje, ai fliste me të në Messenger natë e ditë, s’kishte lidhje fare me mua.

Eni Çobani: Pra s’kishin lidhje fizike?

Melaize: Fizike jo. flisnin në telefon me njëri-tjetrin se ajo është në Greqi  dhe ne ishim në Angli. I kapa mesazhet, i thashë  çupës së madhe, e quajnë Jorgjie Qirjaj, moj çupë shikoje se babi flet me një femër dhe ajo ka qenë një e dashur në moshën e rinisë. Çupa ia shuante mesazhet, ia fshinte fotografitë, i shiste telefonat, ia bëri me kod. Arrita deri atje që jamë detyruar pasi ka vdekur mamaja e tij më 6 Shkurt, ka ardhur 3 ditë pas vdekjes në Angli dhe deshi të më vriste, të më mbyste.Se të thashë, ai i dërgonte karotën dhe ajo ia dërgonte troç atë… zoti Ardit, duhet të më kuptoni.

Eni Çobani: Pra fotografitë…

Melaize: Intime! Origjinale! Në krevat me mua dhe i thashë çfarë bën?

Eni Çobani: Si, në krevat me ty…

Melaize: Në krevat me mua dhe ngrihej ajo, i thoshte “mirëmëngjes”… i dërgonte zemër e çdo gjë.

Burri e tradhton prej 12 vjetësh me ish- të dashurën, 60-vjeçarja: S’di të fle si gratë e botës

Melaizja është një bashkëshorte dhe nënë që ka ardhur të tregojë konfliktet e saj familjare në “Shihemi në Gjyq”. ajo thotë në insertin prezantues të rubrikës së  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se familja e saj është përçarë për shkak të një tradhtie.

Një dashuri e rinisë së bashkëshortit është rikthyer dhe ka ndarë çiftin. Sipas fjalëve të Melaizes, burri e tradhton prej 12 vjetësh sepse “ajo nuk di të flejë si gratë e botës”.

“Ka bërë vaki që të flesh me burrin në krevat, 12 vjet rresht ai më tradhton se unë s’di të fle si gratë e botës se mua më është bërë si plakë. Sot unë në këtë moshë, 60 vjeçe, kam ngelur e vetme se nuk më do as burri dhe as fëmijët. Si mund të jetoj?”, thotë Melaizja në insert.

Pasi përshëndet të pranishmit në studion e programit, 60-vjeçarja shpjegon më gjatë situatën e saj.

Melaize: Të më falni, jam një nënë me tre fëmijë, 60 vjeçe. Në këtë moshë s’kam as shtëpi, as fëmijë dhe asgjë.

Ardit Gjebrea: Dëgjo po ti je si një diell, si mund të të tradhtojë burri ty?

Melaize: Për fat të keq… kur jep shumë, merr shumë pak. Kjo është një fatkeqësi që më ka ndodhur, që do vdisja e besoja, por që mirë bashkëshorti se më donte për krevat, po fëmijët që iu dhashë sisë, i mbajta 9 muaj në bark dhe s’kam… kam dy çupa e një djalë. Çupa e madhe është nënë, ka dy fëmijë, e vogla bashkëjeton dhe djali. Jemi ndarë në dy parti se hyri në mes një e tretë.

Ardit Gjebrea: Ajo e treta?

Melaize: Hyri e treta pas 22 vjet martese, u kujtua për ish-të dashurin e moshës së rinisë ku ajo ishte më e mirë se mua, unë isha plakë, më ishte bërë si plakë. Ajo ishte më e re, në moshë ajo faktikisht është më e madhe se mua.

Ardit Gjebrea: Më fal, sa vite diferencë ke me burrin ti?

Melaize: 6 vjet e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, ti thua në moshën e rinisë. Ai ka qenë i dashuruar?

Melaize: Ai ka qenë i dashuruar, unë e bëra baba se burrë ishte bërë dhe nuk e vlerësoi dashurinë që unë i fala, që e bëra babë, që është një gjë e shenjtë besoj.

Ardit Gjebrea: E kuptoj. Po ti pse e ndave në qoftë se ai dashuronte atë?

Melaize: Në rini ai erdhi vetë më kërkoi, s’e kërkova unë.

Ardit Gjebrea: Po ti e dije që ai donte atë tjetrën?

Melaize: Nuk e dija./tvklan.al