Me teatrin nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejt. Studimet i ka kryer për shkenca politike dhe i përket atij grupimi të rinjve që shfrytëzon çdo të mirë të rrjeteve sociale për të ftuar sa më shumë njerëz në ngjarjet e kulturës siç është thirrja e famshme online “Eja në teatër”.

Angazhimi i tij nuk mbeti vetëm tek ky “hashtag”. 26 vjeçari është nismëtari i idesë për të zhvilluar teatrin në auditoret e fakulteteve, në festivalin e quajtur “E dua teatrin”.

U mbështet nga dekanët përkatës dhe sot “E dua teatrin” ka marrë formë me katër shfaqje.

Përpjekjes për ta bërë të shkuarit në teatër një rutinë te të rinjtë është marrë me shumë seriozitet edhe nga regjisorët. Veprat e përzgjedhura nën interpretimin e studentëve i përkasin kategorisë së dramaturgjisë më të rëndësishme të huaj. Madje “E dua teatrin” do të sjellë edhe një premierë, “Emira” nga Anton Santori.

Dy datat e fundit që studentë që studiojnë për gjithçka tjetër por jo për arte janë 19 dhe 20 Qershor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Tv Klan