Një e moshuar është gjetur e pajetë në bregun e detit nga peshkatarë të zonës në fshatin Ndërnënas, Libofshë.

Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det, njofton policia.

Trupi i saj u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al