Një mënyrë e pazakontë është menduar nga një shofer ambulance për të transportuar sasi të mëdha kanabisi nga Igumenica në Athinë.

41-vjeçari përdori ambulancën e klinikës ku punonte, sigurisht pa dijeninë e njësisë private shëndetësore për të transportuar gati 320 kilogramë kanabis, nga kufiri greko-shqiptar në kryeqytet.

Uniformat blu u bënë kuriozë kur panë lëvizjet e njëpasnjëshme të ambulancës. Kur policia hapi  pjesën e pasme të ambulancës gjetën 13 thasë të mbushur me 129 pako kanabis që peshonin më shumë se 319 kilogramë.

Kur shoferi u mor në pyetje për përmbajtjen e çantës në përpjekje për të mos u kapur, ai këmbënguli që policia të mos prekte çantat pasi përmbanin materiale të rrezikshme. Shoferi është arrestuar dhe autoritetet po kryejnë hetimet paraprake për të zbuluar se nga e ka marrë drogën.

Klan News