25 persona ka shoqëruar Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos, si persona që mund të kenë informacione të vlefshme për zbardhjen e kësaj ngjarje. Por deri tani asnjë nga dëshmitë e tyre nuk ka hedhur dritë mbi ekzekutimin e ish-efektivit të policisë.

Hetimi i prokurorisë është fokusuar tek e kaluara e babait të dy fëmijëve, i cili ka qenë një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Ai dyshohet se është i përfshirë në çështje fajdesh e borxhesh, apo edhe kanë qenë i pranishëm në ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë. Në 2016 është përfshirë në një sherr me armë me dy vëllezër për një çështje borxhi.

Bashkëshorti i një ish-policeje ka qenë i pranishëm në vrasjen e Fabian Gaxhës, Tetorin e vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut. Ai u shpall në kërkim policor për këtë ngjarje, por pas marrjes në pyetje u sqarua se nuk kishte lidhje me konfliktin.

Gjithashtu, policia po heton edhe pistën e hakmarrjes. Malko dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale në Durrës dhe dyshohet se motiv i krimit të rëndë të jetë kjo ngjarje. Megjithatë kjo është një pistë që po ndiqet në bazë të disa informacioneve që policia ka arritur të mbledhë deri tani.

Tv Klan