Këngëtari: Do të kthehen në momentin e duhur

Non- stop që në 2007 dhe tani ka ardhur momenti për pak pushim. Ed Sheeran ka njoftuar se do të shkëputet për pak kohë nga muzika dhe rrjetet sociale.

Këngëtari britanik do ta shfrytëzojë kohën për të lexuar, udhëtuar dhe njohur më shumë botën.

Për kthimin nuk ka një datë, por 28 vjeçari thotë se duhet të jetojë pak nga realiteti në mënyre që të ketë diçka për të shkruar, për tu kthyer në momentin e duhur me këngë të reja.

Vendimin Sheeran e mori pas u shpall artisti i dekadës për Britaninë e Madhe dhe pas publikimit të “Put It All On Me”.

Tv Klan