Vendimin e kolegjit zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në 130 qëndra votimi në Tiranë kryebashkiaku Edi Rama e ka cilësuar gjatë fjalës së tij në koferencën e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit si një vendim politik që nuk duhet ti faturohet vetëm atyre 3 gjyqtarëve mjeranë.
Edi Rama: “Nuk besoj se do të ishte e pavend për ndonjërin nga ju këtu që unë ti drejtohem kësaj koference duke u nisur pikërisht nga kjo e papritur që na sollën në derën e familjes sonë politike 3 vetë, nga ai soj gjykatësish me të cilin qytetari shqiptarë ndeshet rëndomë kur kërkon të drejtën e vet në dyert e sistemit tonë gjyqësor. Megjithatë unë nuk besoj se asgjesimi i rezultatit të dalë nga vota e lirë e më shumë se 1/3 së banorëve të kryeqytetit të shqipërisë mund t’ju faturohet 3 njerëzve të mbuluar me tunikën e zezë të njeriut të ligjit, të cilët për të qënë krejt i sinqertë me ju kur i pashë në ekran teksa jepnin vendimin e tyre apsurd më shkaktuan një neveri të perzierë me keqardhje. Neveri përshkak të erës të kalbësirës morale që kundërmon sistemi i drejtësisë shqiptare ku nuk jep drejtësi dhe keqardhje për shpërfytyrimet e njeriut që në rolin e kryetarit të trupit gjykues duhet të lexonte përpara kamerave një vendim të diktuar, tek i cili unë jam gati të vë dorën në zjarr, ai vetë nuk besojë asnjë sekont të vetme. Por pavarësisht brengosjes dhe intuitës time të cilat mund të më kishin shtyrë në përfundime shumë të hidhura po ndoshta edhe shumë të nxituar, unë nuk do të akuzoj sot si të korruptuar ata 3 njerëz të nënshtruar, sepse unë nuk kam prova për ta bërë një akuzë të tillë, ashtu si kundër unë nuk kam prova për të thënë se diktuesit e vendimit të tyre janë ata që janë shfaqur si pjesë e aleancave bllokuese në Kuvendin e Shqiperisë. Nga ana tjetër unë nuk mund të përfytyroj se ky vendim kaq fyes për popullin kryeqytetas është diktuar nga ndonjë nevojë individuale brënda shumicës sonë për të qetësuar përkohësisht turmën e opozitës, duke ja zëvëndësuar bukën e marrë me vete në shesh me 1/3 e fitores sonë spektakolare në Tiranë dhe aq më pak unë mund të përfytyroj se paralelisht me këtë ushqim me opozitën e rrugës është ushqyer dhe nevoja e ndokujtë brënda familjes sonë politike për ta shkurtuar hijen që kjo fitore lëshon mbi hartën e tkurrur të zotimeve të Partisë Socialiste në nivel kombëtar. Megjithatë nuk duhen prova të ndrryshme nga ato që mund të numëronin edhe përpara daljes së këtij vendimi apsurd të kolegjit zgjedhor, për të thënë me plot gojën se ky i djeshmi ishte një vendim plotësisht politik dhe tërësisht i diktuar nga politika”.
Sipas Ramës rifitimi i votave në këto qëndra duhet të bëhet me një shumicë edhe më të madhe votash duke lënë mënjanë akuzat ndaj njëri tjetrit.
Edi Rama: “Çfarë mund të pretendojmë më shumë nga 3 gjykatës anonim të cilëve u bie shorti të shpalosin deformimin e tyre moral dhe profesional në trajtimin e një çështjeje kaq madhore sa ajo e rrespektimit të votës së qytetarëve, ku vendimi i tyre duhet të merret në një mjedis kaq të ndotur nga mungesa e rrespektit të politikës për qytetarët. Çfarë mund të pretendojmë më shumë nga marrdhëniet perverse të shumë njerëzve të ligjit me ligjin dhe me qytetarin në një kohë kur kreu i qeverisë i thotë zëdhënësit të tij kriminel, ky tjetri i kthehet dhe i thotë legen, ish presidenti dhe ndërkohë njëri nga konkurentët për kryetarë partie thotë për kryetarin e partisë se mund të kishte mbetur një i burgosur ordiner nëse partia nuk do ta kishte bërë një të burgosur politik dhe ndërkohë që shefi i opozitës i bën të tërë kundërshtarët e vet politik organizator vrasjesh me pagesë sa herë që ndodh një vrasje në Shqipëri”.
Rama për herë të parë që prej fillimit të fushatës së tij kongresuale është shpehur i zhgënjyer nga kandidati tjetër Rexhep Meidani pas deklaratës së djeshme ku e cilësoj Nanon të burgosur ordiner.
Edi Rama: “E meqë ra fjala jam shumë i zhgënjyer nga fakti se as profesori i nderuar Rexhep Meidani nuk i shpëtojë dot kurthit të referimit joetik ndaj skalurës në përpjekjen për ti kthyer përgjigje një referimi po aq joetik të kryetarit të partisë. Unë nuk mund të bie dakort me mënyrën se si kryetari ynë mendon dhe shprehet për konkurencën aktuale në këtë proces të tensionuar përpara kongresit, unë nuk mund të bie dakort me faktin se kryetari ynë interesohet vetëm e vetëm që të zotërojë sallat e konferencave pa ç’ka se fjalët e tij më shumë ngacmojnë te të pranishmit thirrjen e të parëve se sa prekin problematikën reale të Partisë Socialiste dhe të vendit, unë nuk mund të bie dakort me vetë instrumentat që duket se ka zgjedhur kryetari im për ta përballuar këtë problematikë, por ama nga ana tjetër unë nuk mund të bie dakort me një përgjigje “flakë më flake” si ajo e Rexhep Meidanit në lidhje me burgosjen e Fatos Nanos, e cila jo vetëm që ka qënë një burgosje e mirëfilltë politike, por mbetet sot e gjithë ditën një nga ato pika referimi të historisë sonë të përbashkët ku të gjithë ne që nga Fatos Nano, te Rexhep Meidani dhe te të gjithë të tjerët duhet të gjejmë arsye dhe fuqi për tu bashkuar dhe për tu ringritur në nivelin e përfaqësimit të vitit 1997 sepse unë besoj me gjithë zemër se Partia Socialiste mund dhe duhet të ngrihet në atë nivel përfaqsimi, kjo është arsyja se pse unë jam këtu sot dhe dua t’ju shpreh edhe juve atë që kam shprehur ngado, nëse ju mendoni se unë jam nje axhami që papritur e pakujtuar më hyri vetja në qefë dhe erdha të themë hajde se po bëhem kryetar, jeni shumë të gabuar, unë nuk jam një axhami, por unë jam një nga ju që mendoj se ne nuk mund dhe nuk duhet ta lëmë anijen e Partisë Socialiste të mbytet për shkak të vrimave që kemi hyrë në garë me njëri tjetrin për ti hapur. Ashtu si kundër unë mendoj dhe besoj si ju të gjithë pavarësisht se me cilin jeni rreshtuar sot se në qoftë se e tashmja na ndan për arsye se akoma nuk po gjejmë kurajon, durimin dhe mënçurinë që të analizojmë me gjakftohtësi, e kaluara dhe e ardhmja nuk mundet veçse të na bashkojë. Në emër të gjithçkaje të mirë që kemi realizuar sëbashku, qoftë kur ishim në opozitë, qoftë qysh se jemi në pushtet dhe në emër të domosdoshmërisë për të mos i lënë socialistët e thjeshtë, mbështetësit dhe simpatizantët tanë në duart e një opozite anti demokratike dhe antiqytetare. A mundet të mos mjaftojë shëmbulli i shëmtuar dhe njëkohësisht drramatik që na dhanë dje 3 gjykatës të kolegjit zgjedhor për të kuptuar se punët në këtë vend nuk janë mirë, a mund te mos mjaftoj ajo çka 3 gjykatës të cilët në ditë të zakonshme jashtë vëmëndjes së kamerave dhe jashtë vëmëndjes sonë japin vendime të tilla për qytetarë të thjeshtë të shqipërisë, të mos na mjaftojë se jo vetëm Partia Socialiste por edhe shqipëria është në një udhëkryq. A mundet të mos na mjaftojë ky shembull për të kuptuar nëse në këtë udhëkryq ka vetëm dy rruge, nuk ka tre, ose të ribashkohemi dhe të një projekti politik i cili duhet të marri si bazë të gjitha ato që kemi bërë të mira për këtë vend dhe i kemi bërë të gjithë bashkë, ose të ndodhë ajo që askush nga ju dhe unë po ashtu si më i apasionuari nga ju nuk dua që të ndodh, që të dorëzohemi përpara një opozite skandaloze që drejtohet nga zjarrëvënësi i shqipërisë duke e bërë vendin tonë nga të mosmarrëveshjeve apsurde midis nesh. Nëpërmjet vendimit të djeshëm kolegji zgjedhor ju sigurojë se na ka vënë papritmas në një provë zjarri, na ka vënë në një provë zjarri tamam si me dorë të zotit, sepse jemi përballë dy sfidave tani, jo të një sfide, sepse unë sfidën e Tiranës nuk e konsideroj një sfidë personal, por e konsideroj një sfidë të të gjithë socialistëve në të gjithë shqipërinë, një sfidë të të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve tanë, një sfidë të të gjithë veteranëve dhe të rinjve që nuk meritojnë të kthehen prap në duart e doktorrit dhe nga ana tjetër kjo sfidë është e dubluar në të njëjtën kohë me sfidën që ne të zgjidhim problemet tona të brëndëshme, me sfidën që ne të ulemi dhe të dëgjojmë njëri tjetrin, me sfidën që ne të kuptojmë nga njëri tjetri, që nga kryetari i prartisë e deri te socialisti më i ri”.
Rama ka deklaruar se nuk është klani i asnjërit brënda Partisë Socialiste dhe nuk ka bërë asnjëherë alenaca fluidë.
Edi Rama: “Unë jam këtu që t’ju ftoj të gjithëve ju, ta ftoj edhe Fatos Nanon edhe Rexhep Meidanin edhe të gjithë të tjerët, që këtë thikë pas shpine që morën dje votuesit e kryeqytetit, që mori dje Partia Socialiste, që morën dje socilistët në të gjithë shqipërinë ta kthejmë në një shanc për ti provuar vetes në rradhë të parë, por edhe gjithë mbështetësve tanë se ne jemi në gjëndje jo vetëm të bashkojmë të gjitha forcat për të mposhtur një kundërshtar politik të përbashkët, por edhe se ne nuk jemi armiq të vetvetes deri në atë pikë sa ti bëjmë këtij kundershtari dhuratë mandatin e marrë me meritë të plotë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë shqipërinë në vitin 2001. Këtë dhuratë ne nuk do t’ja bëjmë këtij kundërshtari, boll e kemi ushqyer doktorin e paturpshëm me shfaqen e dobsive tona në publik, boll i kemi falur doktorit të paskrupullt pjesë të vetvetes si pa gjë të keq, boll e kemi shitur njëri tjetrin te doktori, boll e kemi lejuar doktorin e pafe të na ndy me baltën që ja kemi dhënë ne vetë nëpër duar dhe nuk besoj se ka njeri në këtë sallë që mund të më akuzojë mua si pjestarë të aleancave fluide, ashtu si kundër ne vërtetë kemi të metat dhe mëkatet tona, por kjo përpjekje që unë po bëj, që të tjerë po bëjnë për të debatuar, për ti kuruar ato plagë nuk trregon se ne jemi më të dobët se doktori, trregon se ne jemi më të fortë se doktori dhe se as Tirana dhe as shqipëria nuk mund ti lihet në dorë mëkatarit të mëkatarëve që është ai. Unë i ftoj sot të gjithë miqt dhe shokët e udhëheqjes së Partisë Socialiste pa dallim ashtu sikundër ju fotj të gjithëve ju që ne ti japim një mësim të fortë doktorit dhe partisë së tij, duke rifituar me një diferencë edhe më të thellë atë pjesë të Tiranës që dje u përdhunua nga kolegji zgjedhor. Por nga ana tjetër duke mos harruar se ne mund ta fitojmë atë pjesë të Tiranës me një diferencë edhe më të thellë nëse nuk mjaftohemi dhe nuk kënaqemi duke mos lejuar njëri tjetrin të mos flasi në këto salla, sepse në këto salla ka dhe kamera dhe në këto salla janë drejtuar sytë e shumë qytetarëve të tjerë të cilët nuk duhet të mendojnë se në këtë parti sundon emocioaliteti, sundon mungesa e respektit për tjetrin, sundon një dëshirë primitive për t’ja ndërprerë fjalën tjetrit duke u ngritur me ovacione për dike tjetër që nuk është kundërshtari politik, Fatos Nano nuk është kundërshtari im politik, nëse unë jam sot në këtë garë, jam në këtë garë për të sjellë kontributet e mia, sepse unë mendoj si shumë socialistë të tjerë të thejshtë se unë nuk jam i detyruar të jemë servil i Fatos Nanos, apo servil i Ilir Metës apo kushdo qoftë. Unë jam i detyruar të kontriboj në Partinë Socialiste me ato ide, me ato mendime, me ato energji që kam dhe më duket se prej shumë vitesh ja kam zbardhur faqen Partisë Socaialiste dhe nuk lejoj askënd të më trregojë mua stazhet e partisë, nuk lejoj askënd të më trregojë mua vuajtjet që ka pasur si socialist nën rregjimin e atij maskarai i cili po kërkon të kthehet në pushtet nëpërmjet nesh, jo nëpërmjet vetes së tij dhe forcave të tij, por nëpërmjet atij ushqimi që ne i japim përditë duke poshtëruar njëri tjetrin përpara publikut, duke i treguar njëri tjetrit 1001 të zeza nga te cilat 1000 janë të paqëna dhe 1 mund të jetë e qënë dhe duke pështyrë njëri tjetrin sa here na duhet ta mposhtim brënda familjes sone dhe më pas duke lëpirë pështymat në fytyrën e njëri tjetrit kur na duhet të mposhtim atë. Këtë teatër shqiptarët nuk do e pranojnë më, dhe pikërisht për këtë arsye ne duhet ta rigjejmë njëri tjetrin, nuk duhet të kemi asnjë llojë ndjenje faji nese i themi njëri tjetrit se ato që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se ato që na ndajnë. Ajo që kam problem unë është diçka tjetër, që ne kësaj rradhe të bëjmë gjithçka mundemi që gjithë atë baltë që kemi bërë gati për të mbuluar njëri tjetrin, t’ja lëmë doktorit që të mbytet dhe ne të bëjmë një pakt midis të gjithëve që qytetari shqiptarë ç’ka ka për të dëgjuar fjalë të pista ti dëgjojë te 0900 me doktorin, jo në tribunat ku bëhen debate për Partinë Socialiste, vetëm kështu ne do ti garantojmë doktorit një të ardhme si pensionist sepse të jeni të sigurt që do jetë mashkulli më i suksesshëm te 0900”./tvklan.al