Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Tematika e takimit të zhvilluar sot në ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve nën drejtimin e ministrit Rama me drejtuesit e FSHF-së dhe komunitetin ekzekutiv të saj, ishin shqetësimet për përmirësimin e punës në FSHF. Ministri Rama dhe drejtuesit e sportit në ministry shprehen edhe njëherë qëllimet e afërta për plotësimin e komitetit ekzekutiv të federatës nëpërmjet asamblesë së saj. Projektin e menaxhimit të ardhura buxhetore e jo buxhetore. Ristrukturimin e administratës së FSHF-së , duke e bërë atë më operative dhe eficente.

Drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv të saj mbetën në mendimin etyre për punën e mirë të bërë dukë nxjerë dhe këtu të çarat në komitetin ekzekutiv të saj që nuk I shërben zhvillimit të futbollit.

Sipas drejtuesve të ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, synimet e tyre janë më largpamëse sesa shikojnë drejtuesit e FSHF. Ato konsistojnë për një platformë strategjike me prespektivë, një trajtim me përparësi të ekipeve kombëtare, për infrastrukturën sportive për parandalimin e dhunës në futboll.

Sipas ministrit Rama ai mbetet në pritjen e realizimit të detyrave që janë dhënë për FSHF./tvklan.al